Politike

Shpëtimi i Alvin Berishës, Rama publikon foton e 11-vjeçarit me ministrin Lleshaj: Po kthehet në shtëpi

7 Nëntor 2019, 10:27 Nga DOSJA
Shpëtimi i Alvin Berishës, Rama publikon foton e 11-vjeçarit me

Liban- Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar që ishte bllokuar në kampin Al Hol në Siri ka mundur të shpëtojë. Për këtë lajm të mirë kryeministri  Edi Rama pak minuta më parë në Facebook, është shprehur se 11-vjeçari po kthehet në shtëpi. Ai ka publikuar edhe një foto të 11-vjeçarit me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndër të tjera Rama falënderon kryeministrin italian Giuseppe Conte,  që sipas tij  u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane. 

Reagimi i plotë:

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI?

• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë?

• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane?????

• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm?

• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…

11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha është shpëtuar duke u nxjerrë shëndoshë e mirë nga kampi  Al-Hol në Siri.  Ai transportuar nga Damasku në Liban dhe aktualisht ndodhet në ambasadën Italiane në Bejrut, ndërsa nesër do të niset drejt Romës për t’u bashkuar me familjen, babanë dhe motrat. Operacioni i shpëtimit është bërë nga Gjymsë Hëna e Kuqe, Kryqi i Kuq dhe inteligjenca italine. Mediat në Itali bëjnë me dije se operacioni ka përfunduar pak orë më parë, ku një rol të rëndësishëm kishte dhe policia.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama historia e alvin berishes ne siri nxirret nga kampi alvin berisha sander lleshaj edi rama historia e alvin berishes ne siri nxirret nga kampi alvin berisha sander lleshaj

Sondazh

Poll