Politike

“Zgjedhorja”, Hajdari: S’kemi arritur ende një draft me maxhorancën. Gjiknuri: Presim propozimet e PD

7 Nëntor 2019, 12:25 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”, Hajdari: S’kemi arritur ende një draft me

TIRANË- Pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, dy bashkëkryetarët Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, kanë dalë në deklaratë për mediat.  Rudina Hajdari u shpreh se do të ndryshojnë strukturat për adminsitrimin e zgjedhjeve, por sipas saj ende nuk është arritur në një draft konkret mes palëve.

Sot diskutuam për Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS). Do ndryshojnë strukturat për administrimin e zgjedhjeve.  Ende nuk kemi arritur konsensus për këtë draft. Fokusi mbetet tek administrata zgjedhore. Sot u prezantua në Komision drafti nga ekspertët. Nuk kishim propozim konkret. Drafti ëshët revolucion më vete për mënyrën se si do të administrohen zgjedhjet. U pa në mënyrë të detajuar se si është propozuar nga ekspertët se si do të përzgjidhen ata. Do të ketë një seancë të dytë për pyetjet që do të kemi për këtë draft. Flitet për një administratë të re zgjedhore, në mënyrë që të kemi gjithëpërfshirje dhe që sistemi i ri të mos cënohet ka draft të ri për ekspertët. Është pikënisje e duhur por nuk kemi arritur asnjë marrëveshje. Komisionerët janë të rëndësishëm, nuk do të jenë nënpunës civil. Do të ndryshojë edhe statusi i tyre. Ka punë për t’u bërë siç është ndryshimi i statusit për nënpunësin civil.”

Pasi mbaroi deklaratën deputetja demokrate, ishte socialisti Damian Gjiknuri që tregoi se çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme për Reformën Zgjedhore.

Ai tha se presin ende propozime nga Partia Demokratike dhe nga çdo palë tjetër e interesuar. “Natyrshëm PD është pjesë integrale e këtij komisioni pavarësisht se s’merr pjesë. Ky është proces i hapur e transparent, diskutimet e draftet i vihen në dispozicon publikut”, tha Gjiknuri.

Më tej në deklaratën e tij një vend zuri dhe fenomeni i krimeve zgjedhore, ku u shpreh se Komisioni po punon për shit-blerjen e votës.

Fenomenet kriminale s’parandalohen nga Kodi Zgjedhor. Natyra ka bërë që të ketë edhe njerëz që shkelin ligjin. Kjo bëhet me proces transparent. Shit-blerjen e votave e lufton vvetëm procesi penal kur ka raste hetimet të bëhen në kohë”, tha bashkëkryetari Damian Gjiknuri.

Komisioni i Reformës Zgjedhore është drejt dakordësimit të drafit. Damian Gjiknuri përsërit thirrjen që në proces të përfshihet PD. Rudina Hajdari tha se duhen depolitizuar komisonet zgjedhore. Partia Demokratike kundërshton punimet e komisionin dhe shprehet se të gjithë duhet të lexojnë raportin e OSBE-së

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri reforma zgjedhore rudina hajdari damian gjiknuri reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll