Politike

Lirimi i Alvini nga kampi, Meta: Lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur nga të gjithë

7 Nëntor 2019, 13:55 Nga DOSJA
Lirimi i Alvini nga kampi, Meta: Lajm i mrekullueshëm dhe i

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se Alvin Berisha është i lirë dhe nuk është më në kampin Al-Hol. Meta në një postim në Facebook, shkruan se ky është një lajm i mrekullueshëm dhe i shumë pritur nga të gjithë.  

Alvini i lirë, një lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur nga të gjithë!”, shkruan President Ilir Meta në Facebook.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit të gjithë njerzit anëmbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua sot dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italine.  I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha e cila para pesë viotesh mori Alvini e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alvin berisha ilir meta kampi al hol shpëtohet alvin berisha alvin berisha ilir meta kampi al hol shpëtohet alvin berisha

Sondazh

Poll