Politike

“Zgjedhorja”/ Maxhoranca dhe opozita parlamentare drejt dakordësimit të drafit. PD kundër depolitizimit të komisioneve z

7 Nëntor 2019, 06:54 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Maxhoranca dhe opozita parlamentare drejt

TIRANE- Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë diskutuar sot në lidhje me Reformën Zgjedhore, ku pritet që shumë shpejt pritet të publikohet një draft i dakordësuar me të dyja palët.

Diskutimet sot u fokusuan në depolitizimin e administratës zgjedhore, ku mendohet që do të jenë të emëruar nëpunës civil. Po ashtu diksutime pati dhe për financimin e partive, në mbledhjen që është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Për të hedhur dritë mbi diskutimet e bëra sot kanë ndalë në deklaratë dy bashkëkryetarët e këtij Komisioni, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Gjiknuri dhe njehrë i bëri thirrje Partisë Demokratike që të dërgonte propozimet e saj, duke shkruar se kjo parti është pjesë e rëndësishme e procesit. Nga ana tjetër Rudina Hajdari, foli për dakordësimin me maxhorancën duke thënë se po shkohet drejt një drafiti të përbashkët.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës Zgjedhore është i ndarë në 4 grupe pune, teksa drafti që u publikua dje është i dyti, pasi pak ditë më parë doli në media drafti i parë që lidhej me financimet e fushatës elektorale.

PD ka braktisur tryezën e Reformës Zgjedhore. Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se Reformën e miraton Kuvendi, por sipas tij PD nuk ka sjellë asnjë propozim për këtë reformë. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theksoi se ftesa për Reformën Zgjedhore mbetet e hapur për PD-në. Sipas saj nuk do të ketë reformë me dy faza, po një reformë tërësore. Nuk ka munguar edhe një ultimatum i ambasadori Borchardt, i cili ka bërë thirrje që Reforma Zgjedhore të miratohet deri në fund të vitit, pasi është edhe një nga kushtet për negociatat me BE-në.

(J.V. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri partia demokratike reforma zgjedhore riformatimi i kqz-së rudina hajdari damian gjiknuri partia demokratike reforma zgjedhore riformatimi i kqz-së rudina hajdari

Sondazh

Poll