Politike

Rama shpall luftë me gjyqtarët dhe prokurorët: Organizatë KÇK, ligj Special për ta dhe të fortët që mbrojnë

Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend për një ligj Special për Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar që ende s'kanë dalë para Vettingut, po marrin vendime në kundërshtim me ligjin. Rama tha se ata janë një organizatë kriminale që funksionon në bazë të parimit "Kap ca të kapësh", andaj duhen shpallur në kërkim. Rama tha se nga ky ligj do të goditen dhe të fortët që dalin rrugëve pasi fitojnë lirinë nga "KCK-ja".
Përditësuar:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të shpallen në kërkim me ligj nga parlamenti një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh, që sipas tij janë pjesë e një grupi “Kap ça të kapësh (KCK)”. Teksa po fliste për vendimin e vendeve të Bashkimit Evropian për negociatat, Rama përmendi sërish prokurorin Arjan Ndoj në Durrës dhe tha se tashmë është krijuar një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh, që sipas tij funksionojnë si një grup kriminal. 

“Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që s’kanë kaluar Vettingun që e dinë që s’do kalojnë Vettingun dhe kanë krijuar edhe një shprehje. E keni dëgjuar ju? “KÇK, kap ça të kapësh.” Këtë grupin, ky parlament duhet ta shpallë grup në kërkim, jo në mënyrë metaforike. Duhet ta shpallim në kërkim me çdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, është e kotë të bëjmë predikime. Është e kotë që nga tryeza e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë. Vettingu do të kërkojë edhe disa vite, dhe ne s’lejojmë dot që prokuror si ai në Durrës dhe gjyqtare si ajo në Durrës të bëjnë kërdinë tek njerëzit.”-tha Rama.

Kryeministri tregoi se ka marrë dhjetëra mesazhe, nga qytetarë që janë të prekur nga këta gjyqtarë dhe prokurorë. Rama solli në vëmendje rastin e biznesmenëve të arrestuar për abuzime me TVSH, të cilët janë liruar nga burgu pavarësisht abuzimeve. “Se kam telefonin me vete, marr mesazhe siç merrni edhe ju…nga njerëz që po capërlohen nëpër prokurorira dhe gjykata. E dëgjova të nderuarin gojëtar të opozitës…kur erdha thashe kush po zihet. Kur po fliste që shteti merret me të fortët dhe të mëdhenjtë. Po si i bëhet kur shteti, se shteti janë edhe gjykatat, që çon në prokurori dhjetëra sipërmarrje të mëdha e të vogla që bëjnë abuzime me TVSH dhe askush s’mbahet brenda, por paguajnë dhe ikin? Si i bëhet? Sepse bien në duar prokurorësh që janë KÇK.”-tha Rama.

Me tone të larta, të cilat Myslim Murrizi i quajti edhe më të larta se të  të fortit të Lushnjes, Aldo Bare , Rama tha se ky është një objektiv i tij dhe duhet të jetë edhe një objektiv i parlamentit.

“Shpallja në kërkim e KÇK duhet të jetë objektivi ynë, një orë e më parë. S’mjafton më…po bëhet bajate.”-tha Rama.

“Një grua nga Gjirokastra e dhunuar nga burri që po më shkruante se gjykata ka vendosur në mbrojtje burrin, dhunuesin dhe e detyron gruan që ti hapë derën burrit, pasi në të kundër kthehet në objekt të forcave të rendit. Si mund të mjaftohen unë duke i thënë se këta janë kriminelë. Ti japim ‘KÇK’ me ligj mesazhin që është në kërkim. Reforma kërkon kohë. Dhe për këtë arsye shtohen viktimat e organizatës KÇK.”-tha kryeministri.

Vazhdoi më tej me ata që i quajti të fortët e rrugës, dhe e kanë kthyer prokurorin në kafene, për të vjedhur toka. Kryeministri përmendi rastin e Durrësit, ku sipas tij, prokuroria dhe gjykata punon për krimin.

“Për ata që janë rrugëve e që nuk iu hyn gjëmb në këmbë dhe e kanë bërë Prokurorinë si kafaene janë të përfshirë në procese grabitje të tokave. Dhe për të marrë tokën e tjetrit apo për të legalizuar pallate me shtatë kate arrijnë që të fusin prokurorin dhe Gjykatësen që të punojë për ta. *Burg. Atë e di unë po është organizata KÇK. Do t’ju sjell këtu sa herë policia ka dështuar me Gjykatën. Prokurorë dhe Gjykatës që e dinë se vettingun nuk e kalojnë dot. Si mund të regjistrojnë tokë të dhuruar në emër të gruas që ka qënë kontabiliste e filanit.”

Rama foli për herë të parë për një ligj Special, i cili sipas tij, do të bëhet me patjetër, pasi nuk mund të pritet përfundimi i Reformës në Drejtësi. Rama tha se këta prokurorë dhe gjyqtarë, KCK, që do të preken nga ky ligj Special, nuk meritojnë të quhen as “njerëz”, prandaj deputetët s’duhet të shqetësohen për prekjen e të drejtave të njeriut.

“Duhet të reagojmë në kushtet kur sot jemi në një proces tranzicioni që do të garantojë një sistem drejtësie të mjaftueshëm. Këtë garanci do e japë ky parlament, sepse është kollaj ta shohësh nga teoria e lartësive të ligjit, vuajtjen e tjetrit. Duke i thënë të vërtetën një viktime që jam me ty po s’kam ça të bëj se këtë e ka drejtësia. Le të thonë ça të duan, le të hidhen përpjetë. Ne duhet ta bëjmë këtë. Njerëzit s’janë procese, ajo gruaja në Gjirokastër s’është proces. S’është proces. Ai djali në burg s’është proces. Si shumë të tjerë që përballen me KÇK, s’janë procese. Të gjithë ata që janë të lidhur me krimin e organizuar, janë më të fortin, duhet të jenë imperativa të këtij parlamenti. Do sjell ligjet për këtë punë. Kush e ka rrugën tjetër, me kushtin që të mos thotë që është proces, e të mos më tregojë të drejtat e njeriut, për njerëzit që s’meritojnë të quhen njeri, shteti s’mund të jetë në mbrojtje, tërheqje, apo në gjunjë, para KÇK-së, e para atyre që shfaqen të fortë, duke patur KÇK-në si mbështetje.”

Më tej, preku edhe kriminelët, që sipas tij, brenda nga burgu prodhojnë filma hollivudi, referuar kështu ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur së fundmi, për ata që Rama tha se vrasin dhe bëjnë shfaqje në bllok.

Ligj special për ata që vrasin, lirohen dhe dalin prapë rrugëve, futen mes të Bllokut, bëjnë edhe shfaqje, nuk e bëjmë dot ne këtë? Po nëse nuk e bëjmë nuk duhet të rrimë më këtu? Ata në rrugë jo e jo, ka ardhur koha të ngremë stekën. Ti kundërvihemi me forcën me të egër KÇK-së dhe mbeturinave që janë rrugëve dhe të presim që KÇK-ja ti cojë pas hekurave. Ka ardhur koha ti japim goditjen më të ashpër atyre që nëpër rrugë duan të dallohen nga qytetarët e tjerë se kanë forcën e paligjshmërisë.  Sot prapa hekurave janë profile kryesore, por nuk mjafton. Do t’i ndërpresin deri në fund fijet e tyre me botën e jashtme, pasi janë si Hollyëood-i. Sepse ata e prodhojnë treçerekun e filmave si të Hollywood –it” tha ai.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Rama shpall luftë me gjyqtarët dhe prokurorët: Organizatë KÇK, ligj Special për ta dhe të fortët që mbrojnë

  1. Vertete e ka ky?! Nuk Po le gje pa vjedhur, arrogant si askush tjeter, Shqiperia plot new hashash e trafik droge, Shqiperia Po boshatiset pak nga pak dhe do Te marre trofeun e hapjes se negociatave me BE-ne?! Fajin ia ka opozita… deri dje e kishte me S Berishen…

Shto Koment