Rrahja e punonjësit të IKMT-së, Klevis Balliu në mbrojtje të protestuesve: Kur ka dhunë, edhe kundër-reagohet
7 Nëntor 2019, 11:55Nga DOSJA
Tiranë- Për dhunimin e punonjësit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga banorët e zonës së Astirit ka reaguar edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Ai ka theksuar se në situata të tilla duhet të dialogohet me banorët. Por ai ka theksuar se kur ka dhunë do të ketë edhe reagime.
“Këto banesa ishin në proces legalizimi, por projekti u ndryshua. Kur ka dhune, edhe kundër-reagohet. Çfarë taksirati ka një punës i IKM që të përplaset me banorët?! Ishte përplasje e egër, e paprecedent, dhe nuk kishte pse të ndodhte. Duhet të dialogohet me banorët. Tenderi këtu është në shqyrtim, pasi për shkak të shkeljeve flagrante. Edi Rama thotë; “hajde ti prish shtëpitë, që të heq vëmendjen nga gjera te tjera”. Por jo me gjakderdhje, por duhet dialog”, pohoi Balliu.
Ditën e sotme banorët e kësaj zone kanë goditur me mjete të forta punonjësin Albert Bitraj, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në duar. 50-vjeçari ndodhej në zonë duke u bërë thirrje banorëve të zonës së ‘’Unazës së Re’’ të lirojnë banesat deri ditën e hënë teksa do të nisë shembja e tyre, ashtu siç edhe është parashikuar në projektin urbanistik. Këtu nisi edhe përplasja dhe ai përfundoi në spital.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tenderat herë me garë dhe herë pa garë janë motoja e qeverisë Rama… Aty ku konkurrenca nuk njihet si fjalë dhe fitues shpallen gjithmonë kompanitë me lidhje të ...
Liban- Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar që ishte bllokuar në kampin Al Hol në Siri ka mundur të shpëtojë. Për këtë lajm të mirë kryeministri Edi Rama ...
Tiranë- Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka deklaruar një një deklaratë për mediet nga selia blu se biznesi në Shqipëri akuzon qeverinë për korrupsion në ad...
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me atentatin kundër prokuorit Arjan Ndoja. Manjani tregohet i ashpër me prokurorin, du...
TIRANE- Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë diskutuar sot në lidhje me Reformën Zgjedhore, ku pritet që shumë shpejt pritet të publikohet një draft ...
SHKODËR- Lideri demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, në kuadër të turit të takimeve të tij për “Rrugëtimin ...
TIRANË- “Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit por mendoj s...
ELBASAN– Ditën e sotme socialistët u mblodhën nismën “Ti zgjedh” nga qyteti i Elbasanit për zgjedhje të brendshme brenda Partisë Socialiste, të cilat do të mbah...
TIRANË- Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi ka reaguar pas denoncimit të Sali Berishës, i cili e akuzonte këtë të fundit se është përfshirë në atenta...