Politike

Koncensioni i Sterilizimit/ SPAK merr në pyetje Ilir Rrapajn dhe Klodian Rrjepajn

Sot po merren në pyetje në ambientet e SPAK Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj

10 Janar 2024, 12:40 Nga I.A
Koncensioni i Sterilizimit/ SPAK merr në pyetje Ilir Rrapajn dhe Klodian
SPAK

TIRANË- Agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit po marrin në pyetje personat nën hetim për vjedhjen në koncensionin e Sterilizimit. Sot po merren në pyetje në ambientet e SPAK Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj. mësohet se të dy këta persona po pyteten në cilësinë e personit nën hetim.

Ndërkohë që ditën e djeshme SPAK ka thirrur Beqajn për të dhënë dëshmi në lidhje me koncensionin e Sterilizimit. Beqaj në SPAK ka shkuar i shoqëruar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj, ndërkohë që kur doli pas 9 orësh u shpreh i bindur se së shpejti do t'i rikthehen sendet e sekuestruara.

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al

klodian rrjepaj ilir rrapaj koncensioni i sterilizimit

Sondazh

Poll