Politike

Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës merret i pandehur nga SPAK

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje fshehjen e dënimit në Greqi në formularin e dekriminalizimit, të plotësuar përpara regjistrimit në zgjedhjet lokale.

10 Janar 2024, 10:58 Nga N.F
Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës merret i
Kreshnik Hajdari

TIRANË- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje fshehjen e dënimit në Greqi në formularin e dekriminalizimit, të plotësuar përpara regjistrimit në zgjedhjet lokale. KQZ vendosi të mos i ndërpriste mandatin Hajdarit edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.

Në një deklaratë për media avokati i kryebashkiakut, Thedhori Sollaku, tha se edhe nëse klieni i tij do ta deklarante dënimin e tij në Greqi, nuk do të kishte asnjë konseguencë në regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Ishte koalicioni "Bashkë Fitojmë" që kërkoi verifikimin e rastit për Kreshnik Hajdarin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky i fundit nuk kishte deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999. Për këtë cështje, drejtësia shqiptare iu drejtua asaj greke, ku konfirmoi se Hajdari rezultonte i dënuar. 

 

kreshnik hajdari spak greqi denim

Sondazh

Poll