Politike

Çështja Gërdeci/ Fatmir Mediu shkon në GJKKO, pritet të flasin dëshmitarët e tjerë

Mediu është filmuar duke hyrë në ambientet e GJKKO-së së bashku me avokatin e tij.

10 Janar 2024, 09:08 Nga I.A
Çështja Gërdeci/ Fatmir Mediu shkon në GJKKO, pritet
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës për çështjen Gërdeci. Mediu është filmuar duke hyrë në ambientet e GJKKO-së së bashku me avokatin e tij.

Sot do të mbahet seanca e radhës për çështjen Gërdeci, ku pritet që të japin dëshminë e tyre disa dëshmitarë që ndodheshin në vendngjarje në momentin e shpërthimit. 

Kujtojmë se më 15 mars 2008 rreth mesditës ndodhi një shpërthim masiv në objektin e çmontimit të armëve në Gërdec. Shpërthimet vijuan për disa orë, ku 26 persona ndërruan jetë dhe rreth 300 u plagosën. Ky shpërthim shkatërroi pasurinë e 5.829 personave, duke shkaktuar dëme materiale në shumën 2.141.343.616 lekë (lekë) sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes.

fatmir mediu çeshtja gerdeci

Sondazh

Poll