Politike

Rama ndan FOTO nga takimi në Shëngjin: Mbledhja për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

. Siç shihet nga fotot të pranishëm janë ministrat ku mes tyre janë edhe ministri i sapoemëruar Blendi Gonxhja dhe Elva Margariti, e cila deri dje ishte në drejtimin e ministrisë së Kulturës.

9 Janar 2024, 20:48 Nga r.ll
Rama ndan FOTO nga takimi në Shëngjin: Mbledhja për
pamje nga mbledhja

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi informal i qeverisë që u zhvillua ditën e sotme në Shëngjin dhe që pritet të mbahet edhe nesër. 

"Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti", shkruan Rama krahas fotove të shpërndara në Facebook. Takimi është zhvilluar pa praninë e gazetarëve.

Siç shihet nga fotot të pranishëm janë ministrat ku mes tyre janë edhe ministri i sapoemëruar Blendi Gonxhja dhe Elva Margariti, e cila deri dje ishte në drejtimin e ministrisë së Kulturës.

Në takim përveç ministrave, janë edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Po ashtu e pranishme është edhe drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici, si edhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano.

mbledhja e qeverise ne shengjin edi rama

Sondazh

Poll