Politike

Ahmetajt iu hoq mandati/ KQZ përgatit aktet, kush merr vendin e tij si deputet

Nuk dihet ende nëse Bici do të heqë dorë nga posti që ka për të marrë mandatin e deputetes.

10 Janar 2024, 11:55 Nga I.A

 

Ahmetajt iu hoq mandati/ KQZ përgatit aktet, kush merr vendin e tij si
Arben Ahmetaj

TIRANË- Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për zvendësimin e mandatit të Arben Ahmetajt si deputet. Si rregull, mandati i Ahmetajt i takon Dallëndyshe Bicit, e cila duhet që të plotësojë formularin e dekriminalizimit për të përfituar këtë të drejtë. 

Por Bici aktualisht mban postin e drejtores së Kadastrës. Nuk dihet ende nëse Bici do të heqë dorë nga posti që ka për të marrë mandatin e deputetes. Por nëse Bici refuzon, atëherë mandati i saj i kalon kandidatit Plarent Ndreca.

dallëndyshe bici arben ahmetaj

Sondazh

Poll