9 Janar 2024, 19:40
Nga h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike në fjalimin që mbajti nga dritarja e banesës për simpatizantët e mbledhur poshtë shtëpisë, e konsideron emërimin e Blendi Gonxhes si ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si një “aleancë të pushtetit me krimin”.
Blendi Gonxhen që e akuzon si “hajdutin e 3-të më të madh”, Berisha thotë se tashmë është bërë superministër me 3 portofole.
“Edi Rama ka nisur karrierën e tij politike mbi krimin. Ka vazhduar karrierën e tij politike i bazuar në krimin. Sepse Edi Rama fitoren zgjedhore ua detyron bandave dhe krimit. Sepse Edi Rama parajsën e tij e ka ndërtuar mbi paratë e drogës dhe krimit. Aleanca e pushtetit me krimin njohur këto dy ditë një moment tjetër kulmor. Një bajloz i vjedhjes, një nga hajdutët më të papërmbajtur të Shqipërisë, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me tre portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, cilido që u kujtohet çift i 20% Rama-Gonxhe, nuk ka harruar vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën. Gjatë këtyre viteve Blendi Gonxhe u dallua mbi të gjitha për vjedhje më të papërmbajtura. Pas Ramës dhe Veliajt ai është hajduti i tretë më i madh i kombit shqiptar.
Dhe tani, Ekonomia, Kultura, Inovacioni i dorëzon në duar një personi që di para së gjithash dhe mbi të gjitha të vjedhë dhe vetëm të vjedhë. Sot në Tiranë, në Shqipëri, jashtë saj janë me qindra, mijëra shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës, në ekonomi, financë, inovacion.
Po si ka mundësi, si mundet që ekonomia ti dorëzohet një njeriu që ka profesion të vetëm, vjedhjen.
Si mundet që kultura e kombit që për çdo vend përbën një shtyllë esenciale të ekzistencës kombëtare, ti dorëzohet një njeriu që ka për profesion vetëm hajninë.
Si mundet që inovacioni ti dorëzohet një njeriu që meritë të vetme ka vjedhjen e tmerrshme me tenderat me drejtoreshën e AKSH-it. Janë rastësi këto? Jo nuk janë. Është kodi i Edi Ramës.
Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të firmosë, vjedhjen, përvetësimin e pasurive kombëtare të shqiptarëve. Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të vejë në kontroll të plotë të gjithë sistemin digjital ta përdorë për qëllime të tij dhe familjes së tij”, u shpreh Berisha.
sali berisha
Politike
9 Janar 2024, 19:17
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje ditën e sotme për tu ngritur qeverisë dh...
Politike
9 Janar 2024, 19:08
r.ll
foto nga protesta
ITALI - Ditën e sotme, dhjetra shqiptarë kanë protestuar, para godinës së parlamentit italian, ndërkohë...
Politike
9 Janar 2024, 18:34
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur pasditen e sotme gjatë tubimit të përditshëm përpa...
Politike
9 Janar 2024, 18:17
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka thënë se nëse mazhoranca nuk plot&e...
Politike
9 Janar 2024, 18:13
h.k
Foto nga tubimi
TIRANË-Protestuesit e opozitës kanë vijuar dhe ditën e sotme tubimin e tyre kundra arrestimit të liderit të ...
Politike
9 Janar 2024, 17:38
h.k
ilir beqaj
TIRANË-Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurorët për gati 8 or&eu...
Politike
9 Janar 2024, 16:23
r.ll
vendi ku mbahet mbledhja
LEZHË- Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e qeverisë që po zhvillohet në Shëngjin. Sipas...
Politike
9 Janar 2024, 15:39
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i ka kërkuar ILDPKI-së hetim administrativ për Kryetaren e Bashkis&...
Politike
9 Janar 2024, 14:50
a.l
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në ‘Panorama TV’ ka folur për situatën politike në vend, ku nd...
Politike
9 Janar 2024, 14:20
N.F
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat ka sjellë edhe një herë në v&e...