Politike

FOTO/ Shqiptarët protestë para parlamentit italian: Kundër regjimit të Ramës dhe arrestimit të Berishës

Në fotot e publikuara nga Sekretari për Diasporën pranë PD, Indrit Hoxha, me pankarta në duar ku kërkohet lirimi i kryedemokratit Sali Berisha, shqiptarët janë ngritur edhe kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.

9 Janar 2024, 19:08 Nga r.ll
FOTO/ Shqiptarët protestë para parlamentit italian: Kundër
foto nga protesta

ITALI - Ditën e sotme, dhjetra shqiptarë kanë protestuar, para godinës së parlamentit italian, ndërkohë që brenda institucionit po diskutohej në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët.

Në fotot e publikuara nga Sekretari për Diasporën pranë PD, Indrit Hoxha, me pankarta në duar ku kërkohet lirimi i kryedemokratit Sali Berisha, shqiptarët janë ngritur edhe kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.

‘Në Romë para parlamentit protestohet kundër rregjimit të Edi Ramës dhe arrestimit të liderit të opozitës shqiptare’, shkruan Hoxha në Facebook.  

Kujtojmë se edhe në Shqipëri, prej 9 ditësh, poshtë banesës së Berishës, mbështetësit e tij mblidhen në shenjë solidarizimi me kryedemokratin.

proteste ne itali

Sondazh

Poll