Bota

Mbytet anija me emigrantë në Greqi, 3 të vdekur dhe 15 të zhdukur, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi kur një anije me emigrantë është mbytur në det.

10 Janar 2024, 09:21 Nga N.F
Mbytet anija me emigrantë në Greqi, 3 të vdekur dhe 15 të
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Levos të Greqisë ku kanë humbur jetën 3 persona. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi kunjë anije me emigrantë është mbytur në det.

Më tej mësohet se anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë dhe në bord ndodheshin 36 persona ndër të cilët 15 janë zhdukur dhe ende nuk dihet fati i tyre. Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit 10 kilometra në veri të qytetit të Mytilinit rreth orës 3 pas mesnate por erërat e forta e hodhën atë në shkëmbinj.

Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare greke një person është dërguar në spital, tetë persona janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe nëntë të tjerë në një zonë malore. Kërkimet vijojnë nga toka për të gjetur emigrantët e zhdukur.

 

 

 

 

greqi emigrante viktima turqi te zhdukur

Sondazh

Poll