Bota

Furnizon Rusinë me raketa, SHBA dhe BE dënojnë bashkëpunimin mes Koresë së Veriut dhe Putinit

Krerët e këtyre vendeve kanë kërkuar që të ndërpreritet menjëherë ky bashkëpunim mes tyre

10 Janar 2024, 08:45 Nga N.F
Furnizon Rusinë me raketa, SHBA dhe BE dënojnë bashkëpunimin
Foto ilustruese

SHBA- Krerët e diplomacisë së SHBA-së, BE-së kanë hedhur akuza kundrej Koresë së Veriut se janë furnizues të Rusisë me raketa. Krerët e këtyre vendeve kanë kërkuar që të ndërpreritet menjëherë ky bashkëpunim mes tyre. Javën e kaluar, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden denoncoi dërgesat e raketave të cilat janë përdorur nga Rusia në sulmet e fundit ajrore në Ukrainë.

Pheniani prej vitesh është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për aktivitetet e tij në fushën e pajisjeve ushtarake, kryesisht zhvillimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dënuan mbështetjen e Koresë së Veriut për Rusinë.

"Transferimi i këtyre armëve përkeqëson vuajtjet e popullit ukrainas, mbështet luftën e agresionit të Rusisë dhe minon sistemin global të mospërhapjes," thanë ata në një deklaratë të përbashkët për shtyp të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

"Ne po monitorojmë nga afër se çfarë do t'i japë Rusia Koresë së Veriut në këmbim të këtyre armëve ", vazhdon deklarata, e cila kërkon që të dy vendet të respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të ndalojnë menjëherë të gjitha aktivitetet që i shkelin ato.

korea e veriut rusia lufta rusi-ukraine shba be

Sondazh

Poll