Bota

OpenAI: Nuk mund të krijoni mjete me AI, pa të drejta autoriale

Chatbotët si ChatGPT dhe gjeneruesit e imazheve si Stable Diffusion janë “trajnuar” prej një game të madhe të dhënash të marra nga interneti, me një pjesë të madhe të të cilave mbulohen nga e drejta e autorit, një mbrojtje ligjore kundër punës së dikujt që përdoret pa leje.

10 Janar 2024, 08:47 Nga M.B

OpenAI: Nuk mund të krijoni mjete me AI, pa të drejta autoriale

SHBA- Kompania e Inteligjencës Artificiale, OpenAI ka deklaruar se do të ishte e pamundur të krijoheshin mjete si chatboti i saj, ChatGPT pa qasje në materiale me të drejta autoriale, në një kohë kur presioni po rritet mbi firmat e Inteligjencës Artificiale mbi përmbajtjen e përdorur për të trajnuar produktet e tyre. Chatbotët si ChatGPT dhe gjeneruesit e imazheve si Stable Diffusion janë “trajnuar” prej një game të madhe të dhënash të marra nga interneti, me një pjesë të madhe të të cilave mbulohen nga e drejta e autorit, një mbrojtje ligjore kundër punës së dikujt që përdoret pa leje.

Në një letër drejtuar komitetit të komunikimit dhe përzgjedhjes digjitale të Dhomës së Lordëve, OpenAI tha se nuk mund të trajnonte modele të mëdha gjuhësore si modeli i tij GPT-4 teknologjia që qëndron pas ChatGPT pa qasje në të dhëna me të drejtë autoriale.

“Për shkak se e drejta e autorit sot mbulon pothuajse çdo lloj shprehjeje njerëzore duke përfshirë postimet në blog, fotografi, postime në forum, fraza të kodit të softuerit dhe dokumente qeveritare do të ishte e pamundur të trajnoheshin modelet kryesore të AI-së së sotme pa përdorur materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit”, tha OpenAI.

openai chat gpt

Sondazh

Poll