Bota

TRAGJEDI në brigjet greke! Ishin nisur nga Turqia, përmbytet gomonia me emigrantë, 3 të vdekur, 15 të zhdukur

Skafi me emigrantët e paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë.  Kërkimet vijojnë nga toka me mjete tokësore me asistencën e ELAS-it, ndërsa në zonë fryn erëra 8-9 beauforte.

10 Janar 2024, 09:15 Nga a.l
TRAGJEDI në brigjet greke! Ishin nisur nga Turqia, përmbytet gomonia
Lesvos

GREQI- Tragjedi në brigjet e Greqisë. Tre emigrantë të paligjshëm kanë humbur jetën pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi, ku ishin duke lundruar me gomone. Mediat greke raportojnë se mes viktimave është edhe një grua.  Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare, një person është dërguar në spital, tetë të tjerë janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe nëntë të tjerë në një zonë malore.

Skafi me emigrantët e paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë.  Kërkimet vijojnë nga toka me mjete tokësore me asistencën e ELAS-it, ndërsa në zonë fryn erëra 8-9 beauforte.

Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit 10 kilometra në veri të qytetit të Mytilinit rreth orës 3 pas mesnate. Por erërat e forta fjalë për fjalë e hodhën atë në shkëmbinj. Sipas dëshmive, në skaf ndodheshin gjithsej 36 persona, që do të thotë se 15 rezultojnë të zhdukur nga aksidenti.

permbytet varka ne greqi

Sondazh

Poll