Bota

SHBA goditet nga stuhi të forta dimri, humbin jetën 3 persona, Florida shpall gjendje të jashtëzakonshme

Për shkak të motit të keq jugu i SHBA-ve u godit edhe nga një tornado e cila  solli që të humbin jetën tre persona atje.

10 Janar 2024, 08:18 Nga N.F
SHBA goditet nga stuhi të forta dimri, humbin jetën 3 persona, Florida
Foto Ilustruese

SHBA- Një stuhi e fortë ditën e djeshme ka goditur një pjesë të Shteteve të Bashkuara. Për shkak të motit të keq jugu i SHBA-ve u godit edhe nga një tornado e cila solli që të humbnin jetën tre persona. Duke qenë se erërat janë të forta dhe stuhitë e borës po prekin edhe pjesën veriore të vendit janë regjistruar probleme me furnizimin me energji elektrike.

“Mos e nënvlerësoni”, paralajmëroi guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy duke e quajtur këtë stuhi të pazakontë.

Tornadot goditën zonat juglindore, veçanërisht Florida, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 49 qarqe. Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë në jug të Shteteve të Bashkuara. Në Karolinën e Veriut, një person u vra në një park. 

Më shumë se 890,000 familje ishin pa energji mbrëmë kryesisht në SHBA-në lindore. Në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, paralajmërimet për stuhi u lëshuan gjithashtu për herë të parë në një dekadë në vargmalet e Kaskadës dhe Olimpiakut, sipas New York Times.

"Sipas parashikimeve kombëtare të motit të përditësuar, tani priten ndërprerje të gjera të energjisë," shkruajnë autoritetet lokale në një deklaratë, duke vënë në dukje rrezikun e përmbytjeve në bregdet dhe rritjes së nivelit të detit.Nga moti i keq më shumë se 1,300 fluturime u anuluan dhe 8,600 u vonuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

shba stuhi viktima tornado

Sondazh

Poll