Bota

Dej jashtë kontrollit situata politike në Poloni, policia arreston dy ish-ministra brenda Pallatit Presidencial

Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik janë dënuar me nga dy vjet burgim muajin e kaluar për abuzim me pushtet në kohën kur ata kishin drejtuar zyrën anti-korrupsion në vitin 2007.

10 Janar 2024, 08:58 Nga a.l
Dej jashtë kontrollit situata politike në Poloni, policia arreston dy
Parlamenti polak

POLONI- Situata politike në Poloni duket se ka dalë jashtë kontrollit. BBC raporton se policia ka hyrë në Pallatin Presidencial në Varshavë dhe ka arreshtuar ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-zv.ministrin e Brendshëm. 

Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik janë dënuar me nga dy vjet burgim muajin e kaluar për abuzim me pushtet në kohën kur ata kishin drejtuar zyrën anti-korrupsion në vitin 2007.

Dy të arrestuarit, që u zgjodhën deputetë nga radhët e PiS në tetor, refuzuan të njihnin vendimin e gjykatës të marrë muajin e kaluar, pasi presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, një aleat i PiS, i kishte falur ata në vitin 2015. Duda po ashtu tha se ai nuk e njeh vendimin e gjykatës, pasi insiston se vendimi i tij për t’i falur Kaminskin dhe Wasikun mbetet valid. Të hënën mbrëma, gjykata lëshoi urdhër arrest për dy deputetët.

Përkundër kësaj, Duda ftoi të dy në Pallatin Presidencial në Varshavë të martën në mëngjes për të marrë pjesë në një ceremoni. Disa orë më vonë, ata dolën nga Pallati për të folur shkurt për gazetarët. Kaminski tha se do të jenë të burgosur politikë nëse ata arrestohen dhe falënderoi Dudan për përkrahjen, Më pas u kthyen brenda pallatit, ku ndodhi teatri politik.

Disa momente më vonë, kryeministri Donald Tusk në konferencë për media tha se situata është “e jashtëzakonshme”. Ai tha se vendimi i gjykatës duhet respektuar dhe akuzoi presidentin Duda se ndihmoi burrat të ikin nga drejtësia. 

mariusz kaminski maciej wasik

Sondazh

Poll