Bota

Bjellorusia refuzon prezencën e OSBE-së në procesin zgjedhor të zgjedhjeve të shkurtit

Bjellorusia është anëtare e OSBE-së dhe vëzhguesit e grupit kanë qenë të vetmit vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet në Bjellorusi për dekada.

9 Janar 2024, 19:51 Nga A.TH
Bjellorusia refuzon prezencën e OSBE-së në procesin zgjedhor
alexander lukashenko

BJELLORUSI- Autoritetet bjelloruse njoftuan se nuk do të ftonin vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të monitoruar zgjedhjet parlamentare dhe lokale të shkurtit.

Bjellorusia është anëtare e OSBE-së dhe vëzhguesit e grupit kanë qenë të vetmit vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet në Bjellorusi për dekada. OSBE reagoi dhe kritikoi Bjellorusinë pasi tha se masa shkel angazhimet që Bjellorusia ka bërë si anëtare e grupit.

Matteo Mecaçi, drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, nënvizoi se refuzimi i Bjellorusisë do të pengojë qytetarët dhe institucionet e vendit të përfitojnë nga një vlerësim i paanshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Refuzimi i Bjellorusisë për të lejuar monitorimin e OSBE-së është masa e fundit e presidentit autoritar Alexander Lukashenko për të çimentuar më tej sundimin e tij gati tre dekadash, shkruajnë mediat e huaja. Votimi parlamentar i 25 shkurtit do të jenë zgjedhjet e para që nga votimet e diskutueshme presidenciale të vitit 2020 që i dhanë Lukashenkos mandatin e tij të gjashtë në detyrë dhe shkaktoi një valë të paprecedentë protestash masive në të gjithë vendin.

Zgjedhjet e këtij viti do të zhvillohen në mes të represionit të vazhdueshëm dhe pasi rreth 1,500 të burgosur politikë mbeten pas hekurave, duke përfshirë liderët e partive opozitare dhe avokatin e njohur të të drejtave të njeriut dhe fituesin e çmimit Nobel për Paqen 2022, Ales Bialiatski.

zgjedhjet ne bjellorusi

Sondazh

Poll