Bota

Izraeli sulmon ashpër OKB-në: Nuk ka arsye të ekzistojë

Sipas ambasadorit Gilad Erdan, në Asamblenë e Përgjithshme, OKB nuk ka asnjë arsye që të ekzistojë përderisa nuk merr masa për situatën në Gazë, e konkretisht për pengjet dhe ndihmën humanitare.

9 Janar 2024, 19:37 Nga A.TH

 

Izraeli sulmon ashpër OKB-në: Nuk ka arsye të ekzistojë
gilad erdan

 

SHBA- Izraeli sulmoi ashpër sot Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në një seri përplasjesh që nga 7 tetori që kur nisi konflikti me Hamasin.

Sipas ambasadorit izraelit, Gilad Erdan në Asamblenë e Përgjithshme, OKB-ja nuk ka asnjë arsye që të ekzistojë përderisa nuk merr masa për situatën në Gazë, e konkretisht për pengjet dhe ndihmën humanitare, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ai përmendi dhunën e Hamasit në 7 tetor dhe iu referua një fëmije izraelit Kfir, peng i Hamasit, i cili festoi ditëlindjen e tij të parë në duart e pengmarrësve të tij.

"Dhe ju preferoni të diskutoni armëpushimin?" bërtiti ai, duke premtuar se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë për t'u mbrojtur.

Aktualisht, Izraeli ka vendosur të mos pajisë me viza përfaqësuesit e OKB-së dhe e ka akuzuar më parë për bashkëpunim me Hamasin. Kreu i OKB-së, Antonio Guterres është ndër faktorët që kërkojnë armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

gilad erdan

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2024, 16:17 h.k

Sulm vdekjeprurës izraelit në Liban

Foto ilustruese IZRAEL-Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë ...