Bota

Gjermania për Gazën e pasluftës: E ardhmja është Autoriteti Palestinez i reformuar

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë gjatë vizitës në Lindjen e Mesme deklaroi se Gaza dhe Bregu Perëndimor i përkasin palestinezëve

9 Janar 2024, 19:34 Nga A.TH
Gjermania për Gazën e pasluftës: E ardhmja është
annalena baerbock

KAJRO- Edhe pse një aleate e padiskutuar e Izraelit, Gjermania mbështet planin amerikan të pasluftës në Gazë. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e cila këto ditë ka zhvilluar një sërë takimesh në Lindjen e Mesme tha se komuniteti ndërkombëtar ka një detyrim të organizojë sigurinë në Gaza pas luftës dhe një Autoritet Palestinez i reformuar duhet të luajë një rol vendimtar në të ardhmen.

“Egjipti dhe Gjermania pajtohen që Gaza dhe Bregu Perëndimor i përkasin palestinezëve", u tha ajo gazetarëve gjatë një konference për shtyp në Kajro. Berlini ka bërë thirrje për një lehtësim të vuajtjeve të popullit palestinez në Gaza.

“Ne duhet të kemi masa konkrete sot dhe tani. Ne duhet të sigurohemi që ndihma po shkon për njerëzit në Gaza, " u shpreh Baerbock.

Mediat e huaja raportojnë se Baerbock, vizitoi anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah midis Gazës dhe Egjiptit, si pjesë e udhëtimit të saj në Lindjen e Mesme. Ajo zbarkoi në al-Arish, kryeqyteti i guvernatorit egjiptian të Sinait të Veriut në Mesdhe. Ajo më pas planifikoi të udhëtonte në qytetin kufitar Rafah, një vizitë që fillimisht u mbajt e fshehtë për arsye sigurie. Ministrja gjermane i dorëzoi Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane gati 10 ton ndihma për popullsinë palestineze në Gaza.

annalena baerbock lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2024, 16:17 h.k

Sulm vdekjeprurës izraelit në Liban

Foto ilustruese IZRAEL-Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë ...