Bota

Seanca historike 75-minutëshe në Apel/ Avokati i Trump: Ish-presidenti mund të ndiqet penalisht

Ish-presidenti ka pohuar vazhdimisht se sfidimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale binte nën detyrat e tij si president, ai nuk mund të ndiqet penalisht për asnjë akt zyrtar që ka bërë.

9 Janar 2024, 17:27 Nga h.k
Seanca historike 75-minutëshe në Apel/ Avokati i Trump: Ish-presidenti
Donald Trump

SHBA-Avokati i ish-presidentit, Donald Trump, John Sauer, tha në fund të seancës dëgjimore se një ish-president mund të ndiqet penalisht për “akte zyrtare” nëse dënohet fillimisht nga Senati gjatë procedurave të shkarkimit.

Ish-presidenti ka pohuar vazhdimisht se sfidimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale binte nën detyrat e tij si president, ai nuk mund të ndiqet penalisht për asnjë akt zyrtar që ka bërë.

Thoni se presidenti u fajësua dhe u dënua me akuzën e nxitjes së kryengritjes”, pyeti gjyqtarja Florence Pan, “atëherë qeveria mund të ngrejë një ndjekje penale për të njëjtën sjellje ose të ngjashme?

E saktë”, tha Sauer.

Ai shtoi se beson se ka “të gjitha llojet e doktrinave të tjera ligjore që shkelen në këtë rast”.

Seanca historike në Apel ndaj ish-presidentit Donald Trump mbi pretendimet për imunitetin presidencial ka përfunduar pas rreth 75 minutash. Në gjykatë u diskutua nëse ish-presidenti Donald Trump është i imunizuar nga ndjekja penale.

donald trump

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2024, 16:17 h.k

Sulm vdekjeprurës izraelit në Liban

Foto ilustruese IZRAEL-Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë ...