Bota

SKANDALI në qendrat e emigrantëve në Itali/ Refugjatët drogoheshin me barna, Prokuroria: I trajtonin si majmunë

Rreth 30 persona, duke përfshirë menaxherë të lartë, staf mjekësorë dhe oficerë policie në qendrën e para-largimit Palazzo San Gervasio në Potenza, janë vënë nën hetim pas zbulimit që i lidhin ata me keqtrajtimin e dyshuar të një emigranti.

9 Janar 2024, 17:43 Nga r.ll
SKANDALI në qendrat e emigrantëve në Itali/ Refugjatët
qendra e emigranteve

ITALI- Mediat italiane kanë bërë publik një skandal i cili raportohet se ka ndodhur në qendrat e pritjeve të emigrantëve në vendin fqinj. 

Në shkrimet e tyre i është bërë jehonë konferencës së mbajtur nga prokurori i Potenzës, Francesco Curcio, i cili po kryen një hetim mbi keqtrajtimet e emigrantëve në qendrën pritëse “Palazzo San Gervasio”.

“Besueshmëria e shtetit italian është në rrezik mbi menaxhimin e qendrave të paraburgimit (CPR) për migrantët në pritje të dëbimit”, tha ditën e sotme, Curcio. 

Rreth 30 persona, duke përfshirë menaxherë të lartë, staf mjekësorë dhe oficerë policie në qendrën e para-largimit Palazzo San Gervasio në Potenza, janë vënë nën hetim pas zbulimit që i lidhin ata me keqtrajtimin e dyshuar të një emigranti.

Curcio tha para gazetarëve se në qendrën e pritjes së “San Gervasio”, njerëzit që shkaktonin probleme trajtoheshin si majmunë. Në veçanti, ai tha se hetuesit kanë zbuluar “administrimin në shkallë të gjerë të një medikamenti i quajtur “Rivotril”, që njihet zakonisht si “droga e të varfërve” dhe u jepej atyre pa pasur nevojë, shkruajnë mediat italiane. 

Rivotril është një ilaç i përdorur për të parandaluar dhe trajtuar një numër të çrregullimeve psikiatrike, përfshirë ankthin, çrregullimin e panikut dhe maninë. Hetimet kanë nxjerrë në dritë gjithsej 35 raste të keqtrajtimit të personave të ndaluar në qendrën e pritjes së emigrantëve të Potenzës, duke çuar në arrestimin e një inspektori policie dhe tre masa të tjera sigurie. Gjithashtu një mjeku i është hequr e drejta për ushtrimin e profesionit në qendrat e paraburgimit për riatdhesim.

Në një pjesë tjetër të hetimit, hetuesit kanë zbuluar gjithashtu “një monopol të vërtetë mbi ndihmën ligjore” në qendrën e pritjes, me tarifa “në një rast deri në 700,000 euro” të paguara nga shteti për një firmë të vetme ligjore. Qeveria e Giorgia Meloni po planifikon të dyfishojë numrin e qendrave të tilla në Itali nga dhjetë ekzistuese si pjesë e përpjekjeve të saj për të luftuar migrimin e parregullt.

Kujtojmë se Italia ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë, për strehimin e deri në 3000 emigrantëve që vijnë nga Afrika. Qendrat e emigrantëve janë parashikuar të ngrihen në zonën e Shëngjinit dhe Gjadrës. Aktualisht, marrëveshja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka bllokuar atë deri në një vendim përfundimtar.

itali francesco curcio

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2024, 16:17 h.k

Sulm vdekjeprurës izraelit në Liban

Foto ilustruese IZRAEL-Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë ...