Bota

Miliona mikroplastika toksike ndotin plazhin e Galicisë në veri të Spanjës

Zyrtarët në veri të Spanjës lëshuan alarmin pasi miliona copëzash plastike të derdhur nga një anije mallrash jashtë Portugalisë muajin e kaluar u shpërndanë në plazhe, duke rritur frikën e dëmtimit mjedisor.

9 Janar 2024, 18:34 Nga A.TH
Miliona mikroplastika toksike ndotin plazhin e Galicisë në veri
Foto ilustruese

SPANJË-Shqetësimi nisi më 8 dhjetor pasi Toconao, një anije e regjistruar në Liberi, e marrë me qira nga firma e transportit Maersk, humbi gjashtë kontejnerë ndërsa lundronte rreth 80 km nga brigjet e Portugalisë veriore. Zyrtarët në veri të Spanjës lëshuan alarmin pasi miliona copëzash plastike të derdhur nga një anije mallrash jashtë Portugalisë muajin e kaluar u shpërndanë në plazhe, duke rritur frikën e dëmtimit mjedisor.

Shqetësimi nisi më 8 dhjetor pasi Toconao, një anije e regjistruar në Liberi, e marrë me qira nga firma e transportit Maersk, humbi gjashtë kontejnerë ndërsa lundronte rreth 80 km nga brigjet e Portugalisë veriore. Në javët që vijuan, pjesë mikroplastike janë shpërndarë në plazhet në veriperëndim të Spanjës, duke nxitur një operacion pastrimi nga punëtorë dhe vullnetarë rajonalë.

Të martën, qeveritë rajonale e Galicisë dhe Asturias fqinje lëshuan alarme të nivelit 2, të cilat kërkojnë më shumë burime njerëzore për të menaxhuar emergjencën. Incidenti shkaktoi edhe përplasje të natyrës politike, pasi kreu i qeverisë rajonale akuzoi atë qëndrore se ishte në dijeni prej një muaji për praninë e mikroplastikës dhe nuk ka marrë masat e duhura.

Komisioni Evropian paralajmëroi për rreziqet që paraqesin peletët plastikë tre muaj më parë. “Në mjedis, këto grimca të vogla të plastikës nuk biodegradohen dhe nuk mund të hiqen. Ato grumbullohen te kafshët, përfshirë peshqit dhe butakët, dhe si pasojë konsumohen edhe nga njerëzit në ushqim. Ato kontribuojnë në ndotjen me mikroplastikë, të cilat janë gjetur në ekosistemet detare, të ujërave të ëmbla dhe tokësore, si dhe në ushqim dhe ujë të pijshëm”, ishte paralajmërimi i KE-së.

mikroplastika ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2024, 16:17 h.k

Sulm vdekjeprurës izraelit në Liban

Foto ilustruese IZRAEL-Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë ...