Bota

Përdori llogarinë private për transaksionet financiare të ministrisë, presidenti i Nigerisë pezullon nga detyra ministrin e çështjeve humanitare

Presidenti Bola Tinubu u zgjodh vitin e kaluar pasi premtoi se do të çlironte vendin më të populluar të Afrikës nga korrupsioni kronik dhe varfëria ekstreme.

9 Janar 2024, 19:45 Nga A.TH

 

Përdori llogarinë private për transaksionet financiare të
presidenti nigerian

 

NIGERI- Presidenti i Nigerisë, Bola Tinubu pezulloi të hënën ministrin e çështjeve humanitare dhe zbutjen e varfërisë për shkak të përdorimit të një llogarie bankare private për transaksionet financiare të ministrisë në programin e mirëqenies sociale të qeverisë.

Mediat e huaja raportojnë se Betta Edu u pezullua me efekt të menjëhershëm, ndërsa agjencia anti-korrupsion e Nigerisë po kryen një hetim të plotë të të gjitha transaksioneve financiare të ministries. Zëdhënësi presidencial Ajuri Ngelale tha se hetimi do të shtrihej në të gjithë kuadrin e programeve të investimeve sociale të Nigerisë.

Presidenti Bola Tinubu u zgjodh vitin e kaluar pasi premtoi se do të çlironte vendin më të populluar të Afrikës nga korrupsioni kronik dhe varfëria ekstreme. Qeveria e tij tha se pezullimi vjen pas angazhimit të tij për të mbështetur standardet më të larta të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në mënyrën se si menaxhohen burimet e Nigerisë.

Zyra e Kontabilistit të Përgjithshëm të Federatës së Nigerisë bëri të ditur në një deklaratë se fonde të tilla duhet të dërgohen drejtpërdrejt nga llogaritë e qeverisë për përfituesit.

betta edu nigeri

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2024, 16:17 h.k

Sulm vdekjeprurës izraelit në Liban

Foto ilustruese IZRAEL-Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë ...