Sport

Zbulohen detaje të natës kondraverse të argjentinasit Lavezzi ku u plagos, që flasin për një "problem tepër serioz me drogën"...

Ish-anësori dyshohet se kapi gërshërët në përpjekje për të goditur veten, prandaj më pas u dërgua në spital.

9 Janar 2024, 15:41 Nga DOSJA

Zbulohen detaje të natës kondraverse të argjentinasit Lavezzi ku

ARGJENTINE - Tre javë, pasi u shtrua në spital, me një prerje në bark dhe një shpatull të thyer, me dyshimin se ishte përfshirë në një debat të madh familjar, Ezequiel Lavezzi, vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve me një problem që, në fund të fundit, duket të jetë më serioz nga sa pritej dhe që sipas shtypit argjentinas, lidhet me drogën.

Gazetari Estefi Berardi zbulon më shumë informacion nga dita e plagosjes së ish-anësorit, tashmë 38-vjeçar, duke garantuar se Lavezzi ka një problem shumë të rëndë me drogën. 

“Gjatë festës, ai filloi të nervozohej shumë. Filloi të dëgjonte zëra dhe të besonte se po vinin ta kërkonin, ose se po e ndiqnin, u frikësua shumë”, tregoi ai.

Dhe gazetari shtoi, duke theksuar se ish-lojtari arriti në një pikë, ku u përpoq të godiste veten: "Ai ishte aq i frikësuar sa kapi një palë gërshërë dhe filloi të përpiqej të lëndonte veten. Në atë moment vëllai i tij u përpoq ta qetësonte.

Ata e bënë, vëllai i tij u përpoq të kontrollonte situatën, por Lavezzi nuk është i vogël, është i gjerë dhe i fortë. Dhe kështu ndodhi një situatë që përfundoi duke u prerë në shpatull me tehun e gërshërëve", përfundoi ai.

Kujtojmë që Lavezzi i dha fund karrierës së tij në vitin 2020, kur përfaqësoi skuadrën Hebei FC nga Kina. Gjatë karrierës së tij, ai u luajti dhe u dalluar edhe për Napolin e PSG-në.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll