Sport

E FUNDIT/ Pedri dhe Cancelo, në listën e Xavit për Superkupën pa leje mjekësore…

Dy lojtarët janë dyshues për t’u aktivizuar, por trajneri katalanas i merr me vete me shpresën se do të rikuperohen

9 Janar 2024, 13:47 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Pedri dhe Cancelo, në listën e Xavit për

SPANJE - Barcelona është nisur drejt Arabisë Saudite mesditën e kësaj të marte për të luajtur në Superkupën e Spanjës. Blaugranat debutojnë të enjten kundër Osasunas. Xavi ka thirrur Pedri, Cancelo dhe Balde, të cilët kanë munguar në ndeshjen e fundit të Kupës së Mbretit kundër  Barbastro. Pas pezullimit rikthehet edhe Lamine Yamal.

Talenti nga ishujt Kanarie ka përfunduar tashmë një pjesë të seancës me grupin dje, të hënën dhe trajneri katalanas ka vendosur ta thërrasë. Duhet mbajtur mend se nëse  Barcelona fiton ndeshjen të enjten, do të luajë finalen të dielën. Më 19 dhjetor, mesfushori pësoi një dëmtim të vogël muskulor në këmbën e djathtë, të shkaktuar nga një goditje. 

Cancelo, me një ndrydhje ligamenti në gjurin e majtë, ka udhëtuar edhe ai me ekspeditën, por nuk është i garantuar, si Pedri, të shijojë minuta. Vlen të kujtojmë se trajneri katalanas është shumë i kujdesshëm kur një lojtar lëndohet. 

 Gjithsesi, të dy Cancelo dhe Pedri, përveç Íñigo Martínez, udhëtojnë në Arabi pa leje mjekësore. Gündogan është një tjetër nga emrat e orëve të fundit. Mesfushori gjerman nuk ka mundur të stërvitet dje të hënën për shkak të një sëmundjeje, por ka hyrë në listën e skuadrës dhe po lëviz së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

Nga ana tjetër, në Barcelonë mbeten të operuarit Ter Stegen, Gavi dhe Marcos Alonso, si dhe i dëmtuari Iñigo Martínez. Basku pësoi një dëmtim të kofshës në ndeshjen e së dielës kundër  Barbastro.

Lista e plotë e Barcelonës përbëhet nga: Balde, Araujo, Ferran, Pedri, Lewandowski, Raphinha, Iñaki Peña, Joao Félix, Christensen, Oriol Romeu, Vitor Roque, Sergi Roberto, De Jong, Gündogan, Koundé, Astralaga, Lamine Yamal, Casadó, Fermín, Cubarsí, Aron, Pau Víctor dhe Héctor Fort.

E FUNDIT/ Pedri dhe Cancelo, në listën e Xavit për

Barcelona është planifikuar të zbarkojnë këtë të martë në orën 20:45 në Riad dhe nesër, të mërkurën, ata do të stërviten në orën 16:00, me orën spanjole, në “Princ Faisal”. Më parë, në orën 15:15, Xavi dhe një futbollist do të shfaqen për shtypin për të analizuar  Superkupën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll