Sport

Garnacho kopjon Cristiano Ronaldon... edhe te mbathjet e tij!

Hispano-argjentinasi është 'gjuajtur', në më shumë se një rast, i veshur me të brendshme të markës CR7

9 Janar 2024, 13:30 Nga DOSJA

Garnacho kopjon Cristiano Ronaldon... edhe te mbathjet e tij!

ANGLI - Alejandro Garnacho nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Cristiano Ronaldon. “Ai është më i madhi i të gjitha kohërave”,- ka siguruar ai në më shumë se një rast.

Një deklaratë që i ka kushtuar shtrenjtë, kur i është dashur të udhëtojë me Argjentinën e Leo Messit. "E kemi çmendur pak, e kemi bartur, të them të drejtën. Nuk fliste, madje u nervozua. Cristiano është idhulli i tij, e ka ndjekur shumë në karrierën e tij dhe luan mjaft i ngjashëm me Ronaldon. Është normal, asgjë nuk ndodh... Por kur vjen në kombëtare duhet të ndryshojë pak”,- ka pranuar së fundmi bashkatdhetari i tij Leandro Paredes.

Perla e re e Manchester United e ka rritur fanatizmin e tij për CR7 në kufij të padyshimtë, të cilët shkojnë shumë përtej riedaktimit të festimeve të tij më ikonike kur ai shënon.

E fundit që ka tërhequr vëmendjen në Angli, ndonëse nuk është diçka e re, ka qenë duke e parë të veshur me të brendshme të markës CR7 në fitoren ndaj Wiganit (0-2) në FA Cup.

Spanjolo-argjentinasi, i cili luajti gjashtë ndeshje së bashku me Cristiano në Manchester United, është i qartë për pasqyrën e tij në të cilën mund të shikojë veten: "Unë e kam parë gjithmonë Cristiano Ronaldon si modelin tim, kurrë në jetën time nuk kisha parë një lojtar si ai. Unë dua të jem si ai."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll