Sport

‘Bubullima’ te Barça për të ardhmen e Joao Felix

Ndërsa Joao Felix dukej i vendosur për të krijuar të ardhmen e tij afatgjatë me Barçën, një kthesë e madhe po merr formë.

9 Janar 2024, 13:00 Nga DOSJA

‘Bubullima’ te Barça për të ardhmen e Joao Felix

SPANJE - Pas një aventure të komplikuar te Atlético Madrid, pas një huazimi që përfundoi me dështim te Chelsea, a po shkon Joao Felix drejt një tjetër dështimi të madh te Barça? 

I huazuar në fund të merkatos së verës, sulmuesi portugez fillimisht tregoi premtime të mëdha në fanelën katalanase, gjë që sugjeroi një sezon përfundimisht pozitiv. Mirëpo, së fundmi portugezi ka qenë shumë zhgënjyes.

Sulmuesi ka bërë një sërë paraqitjesh zhgënjyese dhe Xavi ka zgjedhur që ta ulë në stol, duke i dhënë statusin e zëvendësuesit. Kjo e vë në një pikëpyetje të ardhmen te Barcelona përtej huazimit të tij? 

Ndërsa Joan Laporta është një fans i lojtarit, gazetari José Alvarez në emisionin “El Chiringuito” zbuloi orët e fundit se Xavi nuk do të dëshironte që sulmuesi portugez të qëndronte sezonin e ardhshëm, duke mos e konsideruar atë si prioritet në fuqinë e tij të ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll