Sport

Ai u pezullua për përfshirje në baste, por është i emocionuar për t'u rikthyer në fushë

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney është gati të rikthehet në garë pas tetë muajsh

9 Janar 2024, 15:00 Nga DOSJA

Ai u pezullua për përfshirje në baste, por është i

ANGLI - Për t'u rikthyer në kompeticion, pas një pezullimi tetë muajsh për përfshirje në baste sportive, sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, pranoi se kishte "humbur pasionin e tij për të pare ndeshje futbolli", duke theksuar megjithatë, se është i emocionuar për t'u rikthyer në fushë.

"Unë nuk kam parë futboll për një kohë, ndoshta për një muaj e gjysmë. Kam parë vetëm ndeshjet e Brentfordit, por ndeza televizorin dhe i kushtova vëmendje vetëm momenteve më të mira.

Para (pezullimit), ndoqa të gjitha ndeshjet e Premierligës që munda, edhe ndeshjet e kategorisë së ulët, ato që shfaqeshin në televizion, në një farë mënyre ishte një ndëshkim, por më pas kuptova se ishte diçka që nuk po më ndihmonte”,- ka nisur ai duke treguar për ‘Sky Sports’.

Dhe ai vazhdoi: "Është (e nevojshme) të shikosh futboll, ta shijosh atë dhe të dish që kur të kthehem kam gjëra për të bërë. Mendërisht ishte e vështirë, por mendoj se jam i fortë në këtë kuptim. Kam humbur pasionin për futbolli në një pikë të caktuar. Por futbolli është gjithçka që di, gjithçka që kam bërë ndonjëherë".

Toney, i cili pranoi se ishte i emocionuar për t'u kthyer, pasi kishte ende "shumë për t'i dhënë" Brentfordit, duke theksuar se ende nuk e kuptonte pse Tonali, i pezulluar për 10 muaj në tetor për baste sportive, mund të vazhdonte stërvitjen me Newcastle. 

"Në fillim u hutova, por ajo që është bërë, është bërë. Nuk mund të shkoj duke thënë se nuk është e drejtë, por e vërteta është se jeta nuk është e drejtë. Këtë e dimë të gjithë", përfundoi ai.

Duhet të theksohet se dënimi i Ivan Toney përfundon më 17 të këtij muaji, pak përpara se Brentford të presë Nottingham Forest të Nuno Espírito Santo (e shtunë, 20, ora 17:30).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll