Sport

Dosja Mbappe/ Njoftimi i PSG-së: “Jemi të mbrojtur nga çfarëdo që bën Mbappe!”...

Ndërkohë që “Dosja Mbappe” vijon të ngjallë reagime orët e fundit, PSG ka komunikuar sërish privatisht me një mesazh të fortë.

9 Janar 2024, 12:00 Nga DOSJA

Dosja Mbappe/ Njoftimi i PSG-së: “Jemi të mbrojtur nga

FRANCE - Sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë zhurmë bëhet për Kylian Mbappé, i cili është lajmi i madh i momentit. Duhet thënë, se nga Parisi në Madrid, por edhe në Liverpool, të gjithë presin një vendim nga djali prej Bondy për të ardhmen e tij, ndërkohë që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024.

Pasi “Foot Mercato” njoftoi të dielën në mbrëmje se Mbappé do të kishte zgjedhur Madridin, disa orë pasi “Times” pohoi të kundërtën, një njoftim i ri tronditës vjen në orët e fundit me emisionin “El Chiringuito” që njoftoi se Mbappé do të kishte vendosur të mos e zgjaste kontratën me PSG dhe për këtë do ta njoftonte shumë shpejt Nasser Al-Khelaïfi.

Një kthesë e re, e cila duket se nuk e shqetëson shumë PSG-në, e cila ka komunikuar orët e fundit përmes COPE, radio spanjole, ku Dani Gil Lopez ka mundur të marrë përgjigje për “Dosjen Mbappé”. 

Dhe PSG-ja dërgoi një mesazh shumë të qartë, duke besuar se “ajo që ndodhi në 24 orët e fundit është e pakuptimtë”, duke pohuar se gjithçka dhe e kundërta e saj ishte thënë dhe se nuk bëhej fjalë që klubi të dorëzohej para zhurmës mediatike të momenti. 

Por mbi të gjitha, dhe kjo është padyshim më e rëndësishmja, PSG po i qaset kësaj çështjeje Mbappe me shumë relaksim, duke e konsideruar veten fitues në të gjitha rastet. 

“Ata theksojnë se janë të mbrojtur çfarëdo që të bëjë Kylian Mbappé”,- siguron gazetari, duke iu referuar bonuseve, të cilat ylli i PSG-së pranoi të hiqte dorë, nëse do të lihej i lirë pas disa muajsh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll