Sport

"Në muajt e fundit kam qenë shofer taksie. Ishte bukur t'i çoja fëmijët e mi në ndeshje"

"E dija se do të isha jashtë për katër ose pesë muaj, kështu që mendova me vete se mund të shijoja gjëra që nuk kisha mundur t'i bëja me familjen dhe miqtë e mi".

9 Janar 2024, 11:30 Nga DOSJA

"Në muajt e fundit kam qenë shofer taksie. Ishte bukur t'i

ANGLI - Kevin De Bruyne, mesfushori i Manchester Cityt, u rikthye në fushë pas një kohe të gjatë, në fitoren 5-0 me të cilën skuadra e Guardiolës mundi Huddersfield Town në raundin e katërt të FA Cup dhe menjëherë dha një asist për golin e Dokut. 

Belgu i ishte nënshtruar një operacioni në gusht dhe kështu, i intervistuar në fund të ndeshjes nga gazetarët e pranishëm, ai foli për ndjesitë që ndjente në fushë: “Kam luajtur 10 vitet e fundit pa pushim, kështu që ndoshta ishte një gjë e mirë të  pushoja pak dhe të kujdesesha për veten, kur kjo nuk është e mundur gjatë vitit."

Më pas De Bruyne vazhdoi, siç raportohet në “Times”: "Në një farë mënyre më pëlqeu. Ishte një goditje e fortë në fillim, por e dija se do të isha jashtë për katër ose pesë muaj, kështu që mendova me vete se mund të shijoja gjëra që nuk kisha mundur t'i bëja me familjen dhe miqtë e mi. E ktheva një disavantazh në avantazh."

Belgu bëri edhe një shaka për kërkesat e fëmijëve të tij: "Në thelb isha shofer taksie, por më pëlqeu... Ishte bukur të merrja djalin dhe vajzën time në seancat e tyre stërvitore dhe të shikoja ndeshjet e tyre. Mendoj se atyre u pëlqente që babai mund të shikonte ndeshje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll