Sport

Skriniar iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës së majtë. PSG: “Operacioni u krye me sukses”…

Ai do të qëndrojë në pushim për ditët në vijim, përpara se të fillojë protokolli i rikuperimit.

9 Janar 2024, 11:00 Nga DOSJA

 

Skriniar iu nënshtrua një operacioni në kyçin e

FRANCE - Milan Skriniar, mbrojtësi i PSG-së, iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dje në spitalin Aspetar në Doha, pas një dislokimi të ligamentit anësor peroneal në kyçin e këmbës së majtë. Ai do të qëndrojë në pushim për ditët në vijim, përpara se të fillojë protokolli i rikuperimit.

Sllovaku ka bërë 23 ndeshje këtë sezon, duke përfshirë një në Superkupën e Francës, të cilin e fitoi së fundmi, 16 në Ligue 1 dhe 6 në Champions League, kompeticion në të cilin ai shënoi për francezët në 2-2 ndaj Milanit. 

29-vjeçari pati probleme me shpinën në vitet 2022-2023, gjë që e pengoi të merrte pjesë në shumë gara. Me Interin ai përfundoi me 31 ndeshje, nga të cilat 21 në Serie A, një në Kupën e Italisë, një në Superkupën e Italisë dhe 8 në Champions League. Më poshtë është postimi në X nga llogaria e PSG:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll