Sport

Derbi i Madridit, goglat “përplasin” Atléticon dhe Realin, në xhiron e 16-të të Kupës së Mbretit

Shorti i Kupës diktoi një përplasje të re mes dy skuadrave nga kryeqyteti spanjol, një javë pas duelit të Superkupës

9 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

Derbi i Madridit, goglat “përplasin” Atléticon dhe

SPANJE - Të hënën u hodh shorti për fazën e 16-të të Kupës së Mbretit të Spanjës, ku goglat përplasën përsëri bashkë dy rivalët madrilenë, në një duel për t'u kualifikuar në çerekfinale të kompeticionit.

Ndeshja është planifikuar për në datën 17, një javë pasi dy skuadrat do të përballën në Riad të Arabisë Saudite për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës.

Unionistas, që eliminuan çuditërisht Villarrealin, do të përballen me Barcelonën. Ndeshjet e raundit të 16-të të Kupës së Mbretit do të luhen më 16, 17 dhe 18 janar.
Ja dhe të gjitha çiftet:

Unionistas.-Barcelona
Tenerife-Mallorca
Getafe-Seville
Osasuna-Real Sociedad
Valencia-Celta Vigo
Athletic Bilbao-Alavés
Atlético Madrid-Real Madrid
Girona-Rayo Vallecano

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll