Politike

‘Hemoragji’ në radhët e opozitës, 5 kandidatë të tjerë pranojnë mandatin (EMRAT)

5 Mars 2019, 08:43 Nga DOSJA
‘Hemoragji’ në radhët e opozitës, 5 kandidatë

TIRANË- Pesë kandidatë të tjerë për deputetë nga radhët e LSI-së dhe PD-së kanë pranuar mandatin e deputetit.

Mësohet se kandidatët që kanë pranuar mandatin janë: Ediola Braha, pjesë e LSI-së në Gjirokastër; Elda Hoti, pjesë e LSI-së në Lezhë; Ligoraq Karamelo, pjesë e PD-së në Korçë dhe Majlinda Halilaj, nga radhët e PD-së në Tiranë. Mandatin e ka pranuar edhe Edlira Hyseni, kandidate për qarkun e Durrësit, e cila më parë ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizmit. Të pesë kandidatët për deputetë kanë dorëzuar formën e dekriminalizimit në KQZ. 

Ndërkohë ditën e sotme në Kuvend është bërë betimi i katër deputetëve të rinj po ashtu nga radhët e LSI-së. (Lexo këtu)

Ata refuzuan të pranonin qendrimin e opozitës për djegien e mandateve. Opozita vendosi djegien e mandateve 2 javë më parë si hap ekstrem në kërkesën për rrëzimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon largimin e kësaj qeverie si edhe krijimin e një qeverie teknike e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(k.m. f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ediola braha elda hoti kqz ligoraq karamelo lsi pd djegia e mandateve te opozites ediola braha elda hoti kqz ligoraq karamelo lsi pd

Sondazh

Poll