Aktualitet

Grabitën pensionet në Krujë/ Arrestohen 6 persona, kush ishte ‘thembra e Akilit’ për hajdutët (EMRAT+FOTO)

7 Nëntor 2019, 10:00 Nga DOSJA
Grabitën pensionet në Krujë/ Arrestohen 6 persona, kush ishte

KRUJË– Zbardhet grabitja e 130 milionë lekëve të vjetra në Postën e Krujës. Policia ka arrestuar gjashtë të dyshuarit për grabitjen, të cilët janë identifikuar si: Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturra).

Në prangat e Policisë ka përfunduar edhe roja i institucionit Besnik Parruca, i cili është akuzuar për  shpërdorim detyre.

Të arrestuarit

Mark Nok Caka, Gramez
Gazmir Lek Saka, Gramez
Andi Kadri Rexhepi (Paturri), F.Kruje
A.L.
Bujar Ramazan Tafa, Mamurras Lac
Besnik Parruca ishte roja i postes (u arrestua ditën e ngjarjes)

Mësohet se gjatë aksionit të Policisë, të arrestuarve u janë sekuestruar paratë që u grabitën nga Posta, makina të vjedhura, armë dhe mina me telekomandë. Nuk mungonin as mjetet e tjera që i përdornin për hapjen e kasafortave. Por kanë qënë gjurmët e gishatave “thembra e Akilit” të grabitësve, të dhëna që kanë sjellë edhe identifikimin e tyre.

Dosja.al ka arritur që të sigurojë edhe një foto të grumbullit të parave të vjedhura, të cilat ishin futur brenda dy qeseve plastike, ku bie në sy edhe ndarja në monedha të njëjtja, të gjitha të mbështjella me letrën e bardhë të bankës.

Ende nuk dihet se sa është shuma e parave të vjedhura në Postë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një prej të arrestuarve, Andi Paturri është kreu i grupit kriminal, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të shumta në Tiranë dhe Durrës. Edhe të arrestuarit e tjerë janë persona të skeduar si kontigjent kriminal, në vjedhje apo kultivim kanabisi.

28-vjeçari Paturri gjithashtu është shpallur në kërkim edhe në Greqi, pasi akuzohet për vjedhje në armë në shtëpitë luksozë të ‘VIP-ave’ në Athinë.  Të arrestuarit fillimisht janë shoqëruar duke u kërkuar informacion se ku ndodheshin natën e grabitjes dhe shpjegime për paratë e gjendura në makinë, por të gjithë kanë mohuar se kishin gisht në grabitje.

Operacioni është ende vijim pasi dyshohet se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Lidhur me kapjen e personave të dyshuar për grabitjen, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruante se kapja e autorëve në një kohë rekord ishte një shembull e goditjes së grupeve kriminale nga Policia.

GRABITJA

Posta e Krujës është grabitur në orët e para të mëngjesit të 4 nëntorit, ku autorët u futën dhe morën 130 mln lekë të vjetra në një prej dy kasafortave që ishin në postë dhe më pas janë larguar qetësisht. Autorët përfituan edhe nga terri në të cilin ndodhej qyteti, pasi pikërisht në momentin kur ata u futën në Postë për të vjedhur në qytet u fikën dritat.

Gjatë kohës që nuk ka pasur drita, grabitësit janë future dhe nën ‘hundën’ e rojes, Besnik Parruca që tashmë është arrestuar kanë vjedhur 130 milionë lekësh. Madje, në momentin që ka kaluar patrulla e policisë dhe e ka pyetur 51-vjeçarin nëse ka ndonjë problem, ai e ka mohuar këtë gjë duke thënë se është gjithçka në rregull. 

Për shpërdorim detyre është vënë në pranga edhe një punonjës poste, i cili pasi ka vënë re mungesën e parave nuk ka telefonuar policinë. Ndërkohë që vlen për t’u përmendur fakti që drejtori i Postën është Xhelal Rraja, djali i të cilit Ramazani u bë figura e kësaj vere, teksa më datë 31 korrik u shpërnda masivisht videoja ku 26-vjeçari dhunonte barbarisht një grua në ambjentet QSUT-së. Ndërsa nipi i tij, Redjani dyshohet se është një autorëve të atentatit të prokurorit Arjan Ndoja.

Pak javë më parë një person i maskuar ka grabitur me armë zjarri 460 mijë lekë të reja nga zyra postare në Fushë-Bulqizë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik parruca grabitet posta ne kruje kruje xhelal rraja besnik parruca grabitet posta ne kruje kruje xhelal rraja

Sondazh

Poll