Aktualitet

Atentati ndaj Ndojit/ Artan Hoxha: Në Shqipëri qarkullojnë vrasës të huaj, të shkundet shoqëria se politika është brend

7 Nëntor 2019, 08:34 Nga DOSJA
Atentati ndaj Ndojit/ Artan Hoxha: Në Shqipëri qarkullojnë

Tiranë- Artan Hoxha ka treguar sërish detaje për atentatin ndaj Arjan Ndojit, prokurorit të Durrësit.

“Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur, kjo ishte e paralajmëruar. Nëse hapim kronikën e viteve të fundit në këtë aks rrugor kanë ndodhur të gjitha ngjarjet pa autorë. Kemi arritur në një pikë ku me të vërtet duhet të shkundet shoqëria sepse politika nuk shkundet më, politika është brenda. Kryeministri dhe zëvendës-kryeministri duhet të japin deklarime në Prokurori. Akoma nuk kanë dalë prova shkencore nga kjo ngjarje, janë shumë elementë që duhen parë. Kemi të bëjmë me vrasës që s’kanë lidhje direkte me viktimat, janë të porositur”, tha gazetari Hoxha në “Abc News”.

Gazetari Hoxha  shtoi më tej:  “Nuk ka më besim tek policia, në vend ka grupe të cilët funksionojnë në lidhje me njëri-tjetrin. Shqipëria është qarkuar edhe nga vrasës me pagesë të huaj”.

Atentati i 1 nëntorit, plagosja e prokurorit Arjan Ndoja, Rrumit të Shijakut dhe Andi Malokut

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici edhe të afërmit e Lul Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë. Krimet e Rënda lënë në burg Redjan Rrajën.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet artan hoxha atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll