Aktualitet

Reshje me intesitet mesatar shiu gjatë gjithë natës, Kruja shpëton pa përmbytje

7 Nëntor 2019, 09:05 Nga DOSJA
Reshje me intesitet mesatar shiu gjatë gjithë natës, Kruja

KRUJË- Reshje të shumta shiu kanë rënë gjatë natës në rrethin e Krujës. Sipas informacioneve intesiteti ka qenë mesatar dhe nuk janë shkaktuar shumë probleme.

Ka pasur përmbytje në pak zona, ku përroi ka dalë nga shtrati, por pa asnjë dëm. Gjendja e tanishme siç duket dhe në video, nuk ka përmbytje.

Po ashtu edhe me energjinë elektrike nuk ka pasur ndërprerje, reshjet kanë qenë me një intesitet mesatar.

Reshje të shumta shiu kanë rënë gjatë natës në të gjithë vendin tonë. Shqipëria është zgjuar një pjesë nën ujë, ku probleme të shumta ka pasur në Tiranë, Durrës, Lezhë e Kavajë. Probleme ka pasur dhe në Gjirokastër, ku disa Njësi Administrative kanë qenë pa energji elektrike. Ndërkohë mësohet se Shkodra, Vlora e Kruja që kanë qenë qytete më të rrezikuara këtë herë nuk janë përmbytur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne shqiperi reshje shiu ne kruje shqiperia nen uje permbytje ne shqiperi reshje shiu ne kruje shqiperia nen uje

Sondazh

Poll