Aktualitet

U ekzekutua në pragun e shtëpisë/ Detaje nga vrasja e Gjergj Krygjës, dyshohet se ka qenë i dënuar në Itali për drogë

7 Nëntor 2019, 09:20 Nga DOSJA
U ekzekutua në pragun e shtëpisë/ Detaje nga vrasja e Gjergj

Shkodër- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e Gjergj Krygjës dje në Dukagjin.  Sipas “Ballkan web”, 43-vjeçari më herë ka qenë i dënuar për drogë në Itali. Dyshohet se para dy vitesh 43-vjeçari ishte në kërkim edhe në Shqipëri për kultivim droge. Policia pritet t’i dërgojë një shkrese autoriteteve italiane lidhur me dosjen e Gjergj Krygjes dhe depertimin e tij.

Gjergj Krygja, 43-vjeç, baba i tre fëmijëve u vra dje me katër plumba në pragun e derës së shtëpisë së tij në fshatin Sumë të Shkodrës. Krygja kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik, në momentin që autorët e pikasën nga autostrada dhe e qëlluan katër herë me armë zjarri. Për këtë ngjarje ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh në Dukagjin në harkun kohor të një muaji. Më 21 tetor,  u vra me armë zjarri 55-vjeçari Lazër Arra, (Pjetrushi) në fshatin Shosh në Dukagjin, ndërkohë që për ngjarjen u ndalua kushëriri i tij.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj krygja vrasje ne shkoder gjergj krygja vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll