Politike

Grabitën paratë e pensioneve, Rama reagon për kapjen e hajdutëve: Dëshmi për rritjen e forcës goditëse të Policisë, sprovë për KÇK

  • Rama shpall luftë me gjyqtarët dhe prokurorët: Organizatë KÇK, ligj Special për ta
  • Kryeministri Edi Rama shkruan se kapja e autorëve në një kohë rekord ishte një shembull e goditjes së grupeve kriminale nga Policia. 
    Featured image of article: Grabitën paratë e pensioneve, Rama reagon për kapjen e hajdutëve: Dëshmi për rritjen e forcës goditëse të Policisë, sprovë për KÇK

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reguar lidhur me arrestimin e 6 personave, të cilët dyshohen se vodhën 130 milionë lekë të vjetra nga Posta e Krujës.

    Me anë të një statusi të tij në Twitter, Rama shkruan se kapja e autorëve në një kohë rekord ishte një shembull e goditjes së grupeve kriminale nga Policia. 

    Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar & KÇK,”-shkruan Rama. 

    Ditën e sotme, Policia ka arrestuar 6 persona të dyshuar si grabitësit e 130 milionë lekëve të vjetra në Postën e Krujës. Mësohet se gjatë aksionit të Policisë, të arrestuarve u janë sekuestruar një sasi nga paratë që u grabitën, makina të vjedhura, armë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Kanë qënë gjurmët e gishatave “thembra e Akilit” të grabitësve, që kanë nxjerrë të dhëna që kanë sjellë edhe identifikimin e tyre.

    Por çfarë është KÇK?

    Sipas Ramës, “KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri”, ku janë përfshirë prokuror dhe gjyqtar që do largohen nga Vettingu. Kreu i qeverisë ka premtuar që brenda këtij muaji, Policia do të bëjë një megaoperacion për goditjen e bandave që operojnë në vend. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment