Aktualitet

Iu gjetën varëse, çanta, kaçavida e çekan, 39-vjeçari nga Tirana, Policia: Ka vjedhur 4 banesa

7 Nëntor 2019, 09:47 Nga DOSJA
Iu gjetën varëse, çanta, kaçavida e çekan,

TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 39-vjeçar, i cili akuzohet se kishte vjedhur 4 banesa në javët e fundit në kryeqytet.Sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se shtetasit G.T. gjatë arrestimit orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave. 

Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A. Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P. Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z. Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.”, shkuhet me tëj në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Egnatia”, për zbardhjen e vjedhjeve të banesave. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 1.  Kapet dhe ndalohet 1 shtetas, i dyshuar si autor i 4 rasteve të vjedhjes së banesave. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sende të vjedhura në banesa dhe mjete, të cilat dyshohet se i përdorte për realizimin e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirfilltë hetimore, finalizuan operacionin policor të koduar “Egnatia”, në kuadër të të cilit kapën dhe ndaluan shtetasin: G. T., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit , bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentiin me prova ligjore të 4 rasteve të vjedhjes së banesave nga ky shtetas dhe konkretisht:

Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A. Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P. Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z. Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave. Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale ‘”Vjedhja”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet hajduti ne tirane policia tirane vjedhje banesash arrestohet hajduti ne tirane policia tirane vjedhje banesash

Sondazh

Poll