Aktualitet

Dëmtoi mjedisin/ Dënohet me 52 mln dollarë kompania minerare “IMI shpk” në Kukës, Gjici: Ka bërë masakër mjedisore

7 Nëntor 2019, 09:36 Nga DOSJA
Dëmtoi mjedisin/ Dënohet me 52 mln dollarë kompania minerare

Kukës- Kompania minerare “IMI shpk” që ushtron aktivitetin në zonën e Kalimashi në Kukës është gjobitur  me 52 milionë dollarë nga Bashkia Kukës dhe i është pezulluar aktiviteti për shkak se ka dëmtuar  mjedisin. Nga Bashkia theksohet se kompania ka shkatërruar mjedisin dhe ushtron aktivitetin në pronat e fondit pyjor të bashkisë pa iu transferuar ende kësaj kompanie.

Madje kreu i Bashkisë Gjici thekson se kompania punonte në të zezë dhe  pretendon se kjo e fundit nuk ka as lejet e posaçme për ushtrim aktiviteti, duke mos zbatuar kriteret që ligji parashikon. Ai shton më tej se kompania nuk do të tolerohet me këtë masakër mjedisore dhe do të nisë punën e saj pasi të paguajë gjobën.

Kompania nuk ka respektuar ligjin. Nuk ka vendim për heqjen nga fondi pyjor që është shumë e rëndësishme. Punon pa leje. Ka hapur disa rrugë pa leje nga bashkia. Ne kemi kërkuar që kompania të respektoje ligjin dhe derisa të jetë në bazë të rregullave dhe ligjit. Ne nuk do ta heqim bllokimin. Mbi të gjitha kompania në zonë ka bërë masakër mjedisore. Të gjitha inertet janë hedhur në liqen. Kompania nuk ka zbatuar kontratën me ministrinë e linjës sa përket investimit në zonë nga fitimi. Në zonë nuk ka bërë asnjë investim infrastrukturor. Pra do të thotë se ne mbrojmë interesin publik  dhe banorëve dhe mbi të gjitha kërkojmë  që të zbatoj ligjet për pyjet dhe mjedisin. Drejtoria dhe inspektorati i mjedisit nga kontrollet në terren ka konstatuar dëme të llahtarshme në mjedis. Për këtë kompania është gjobitur. Kjo kompani prej vitesh punon pa letra. Punon në të zezë. Derisa kompania të paguaj 52 milionë dollar gjobë dhe dëm mjedisor sa është konstatuar nga ekspertet e bashkisë, kompania do të jetë e bllokuar. Të jenë të bindur se nuk vëmë shirita në mëngjes e ti heqim pasdite. Shiriti do të hiqet vetëm atëherë kur kompania të zbatojë ligjin. Të paguajë borxhin. Ne jemi në të drejtën tonë”,  ka deklaruar Safet Gjici.

Mësohet se kompania ka dorëzuar kërkesën prej kohësh në bashki dhe Ministrinë e Mjedisit, për të marrë në dorëzim fondin pyjor për sipërfaqen e përcaktuar ne kontratën koncesionare të shfrytëzimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 52 mln dollarë gjobë kompanisë minerare safet gjici 52 mln dollarë gjobë kompanisë minerare safet gjici

Sondazh

Poll