Bota

Sulmet e anijeve tregtare në Detin e Kuq, Irani paralajmëron tensione: Do t'i afrohemi armikut!

Ndërkohë transporti tregtar global gjithashtu ka hyrë në krizë, duke ndikuar në zinxhirin global të furnizimit.

8 Janar 2024, 12:03 Nga N.F
Sulmet e anijeve tregtare në Detin e Kuq, Irani paralajmëron tensione:
Foto ilustruese

IRAN- Për shkak të luftërave të regjistruara vitet e fundit kriza të ndryshme janë regjistruar ku gjatë luftës në Ukrainë pati krizë në transportimin e grurit ç'ka solli që vendet që furnizoheshin nga Ukraina të kishin mungesa duke rritur shqetësimet për një krizë më të madhe. Ndërkohë transporti tregtar global gjithashtu ka hyrë në krizë, duke ndikuar në zinxhirin global të furnizimit.

Shtimi i krizës në Kanalin e Panamasë dhe në Detin e Kuq është një paralajmërim nga Garda Revolucionare se do të synojë që të vërë në shënjestër më shumë anije tregtare në ujërat ndërkombëtare.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar disa ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë, qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Australisë, Bahreinit, Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Holandës, Zelandës së Re dhe të Mbretërisë së Bashkuar kanë bërë thirrje për një përfundim të menjëhershëm të sulmeve të paligjshme ndaj anijeve ndërkombëtare nga Huthi të cilat mbështeten nga Irani.

Ndërkohë komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit në një deklaratë të lëshuar të shtunën u shpreh se do t’i afrohen armikut.

deti i kuq shba irani garda revolucionare

Sondazh

Poll