S'është parë ndonjëherë/ 35 makina përplasen rradhë në Kaliforni, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur
Aksident në SHBA SHBA- Një aksident zinxhir me 35 automjete ka ndodhur në Kalifoni, ku si pasojë kanë humbur jetën...
Kanalet vazhduese ukrainase thanë se rreth dhjetëra bombardues strategjikë rusë shkrepën raketa lundruese, përfshirë raketa hipersonike të llojit “Kinzhal”.
UKRAINË- Rusia i ka sulmuar rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri më 8 janar, duke i plagosur tetë njerëz dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike, thanë zyrtarët ukrainas. Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, janë lëshuar sirena për sulme ajrore.
Kanalet vazhduese ukrainase thanë se rreth dhjetëra bombardues strategjikë rusë shkrepën raketa lundruese, përfshirë raketa hipersonike të llojit “Kinzhal”.
U raportua për shpërthime të shumta në rajonet si, Harkiv, Dnipro, Kriv Rih, Hmelnitski dhe Zaporizhja.
“Mëngjesi nis me një shpërthim në qytet”, tha Ihor Terekhov, kryetar i Harkivit, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, duke iu bërë thirrje qytetarëve të strehohen.
Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se qyteti u godit nga të paktën katër raketa, të cilat e dëmtuan një ndërmarrje industriale dhe një institucion arsimor. Dy njerëz u plagosën dhe dy të tjerë kanë ngecur nën rrënoja, tha ai.
Guvernatori Yuriy Malashko raportoi për pesë shpërthime në Zaporizhja, dhe shtoi se së paku dy njerëz u plagosën si pasojë e sulmeve të cilat gjithashtu i dëmtuan zonat e banimit.
Në Krivi Rig, Oleksandr Vilkul, kryetar i Këshillit të Mbrojtjes, tha se qyteti është duke u përballur me sulme të mëdha ajrore.
Së paku gjashtë shpërthime u raportuan në rajonet Hmenlnitski dhe Dnipro. Ndërkohë, Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit rus, Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, tha se rreth 300 qytetarë janë evakuuar vullnetarisht nga qyteti i Belgorodit, pas sulmeve që Ukraina po i kryen matanë kufirit.
“Rreth 300 qytetarë të Belgorodit, të cilët vendosën të largohen, janë vendosur përkohësisht në qendrat e akomodimit në Stari Oskol, Gubkin dhe Koroçanski [në rajonin e Belgorodit]”, tha Gladkov.
Më 30 dhjetor, zyrtarët rajonalë të Belgorodit thanë se nga sulmet ukrainase në këtë qytet u vranë 25 njerëz. Ukraina e sulmoi qytetin rus si përgjigje ndaj sulmeve të mëdha raketore të Rusisë më 29 dhjetor në Ukrainë, ku u vranë dhjetëra njerëz.
Marrë nga REL
Aksident në SHBA SHBA- Një aksident zinxhir me 35 automjete ka ndodhur në Kalifoni, ku si pasojë kanë humbur jetën...
Wael al-Dahdouh PALESTINË- Pas sulmeve të radhës të regjistruara në Gaza gazetari i njohur palestinez, Wael al-Dahdouh ka humbur n...
Spanjë SPANJË- Ndonëse Spanja njohu zyrtarisht pasaportën e Kosovës, kjo nuk do të thotë se ky shtet ka njohur pavar&eum...
Vladimir Putin Nga Tony Barber “Financial Times” Zgjedhjet presidenciale të Rusisë që do të mbahen në mars, n...
Foto ilustruese PALESTINË- Prej rreth 3 muajsh në rripin e Gazas po vriten dhe masakrohen njerëz tëpafajshëm të cilët&nb...
Protestë në Izrael IZRAEL- Mijëra njerëz kanë protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Netanjahu. Protestu...
Edward Joseph SHBA- Edward Joseph, pedagog në universitetin 'Johns Hopkins' në Uashington, i ftuar në PBS News Weekend, e cilësoi pres...
Tërmet në Japoni JAPONI- Thellohet bilanci i viktimave të tërmetit në Japoni. Sipas raportit të fundit, numri i viktimave ka...
ndertim GJERMANI- Ekonomistët dhe industria e ndërtimit supozojnë se tendenca e rënies në ndërtimin e banesave do të vaz...
Foto ilustruese LIBAN- Gjatë orëvë të para të natës është raportuar se avionë luftarakë kanë go...