Bota

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë merr në shqyrtim luftën Izrael-Palestinë, pjesë e trupës gjykuese i mbijetuari i Holokaustit

Sipas raportimeve nga Al-Jazeera mësohet se pjesë e trupit gjykues do të jetë edhe gjykatësi dhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të Izraelit, Aharon Barak.

8 Janar 2024, 11:49 Nga N.F
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë merr në shqyrtim
 Aharon Barak

IZRAEL- Pas sulmeve dhe nisjes së luftës në rripin e Gazas gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë në shqyrtim çështjen e luftës mes Izraelit dhe Palestinës. Sipas raportimeve nga Al-Jazeera mësohet se pjesë e trupit gjykues do të jetë edhe gjykatësi dhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të Izraelit, Aharon Barak. Barak gjithashtu do të shqyrtojë çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit.

Barak përveç se gjykatës është i njohur si një nga personat të cilët i ka mbijetuar Holokaustit. 87-vjeçari izraelit është pjesë e trupës gjyqësore që do të vendosin nëse do të lëshohet një urdhër i përkohshëm që kërkon që Izraeli të ndalojë luftën e tij. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë këtë javë do të fillojë të dëgjojë akuzat e Afrikës së Jugut kundër Izraelit, në lidhje me gjenocidin që po kryhet ndaj palestinezëve në Gaza. 

aharon barak lufta izrael-palestine gjykata nderkombetare e drejtesise holokaust

Sondazh

Poll