Bota

Lufta në Gaza, "Save the children": Fëmijët po gjymtohen dhe amputimet po kryehen pa anestezi, autorët të mbajnë përgjegjësi

Mijëra fëmijë po vriten dhe mijëra po gjymtohen ndërsa së fundmi CNN ka raportuar se në 24 orë më shumë se 10 fëmijë humbin gjymtyrët e tyre si pasojë e sulmeve.

8 Janar 2024, 10:12 Nga N.F
Lufta në Gaza, "Save the children": Fëmijët po
Foto ilustruese

PALESTINË- Prej rreth 3 muajsh në rripin e Gazas po vriten dhe masakrohen njerëz tëpafajshëm të cilët  po shohin dhe përjetojnë një luftë e cila nisi papritur nga Hamasi. Mijëra fëmijë po vriten dhe mijëra po gjymtohen ndërsa së fundmi CNN ka raportuar se në 24 orë më shumë se 10 fëmijë humbin gjymtyrët e tyre si pasojë e sulmeve.

Në kushte të jashtëzkonshme dhe ku spitalet janë të mbushura tej kapacitetit të tyre fëmijët vuajnë edhe dhimbjet e amputimeve pa anestezi. Drejtori i “Save the Children” për territorin e pushtuar palestinez, Jason Lee është shprehur se vuajtja e fëmijëve në këtë konflikt është e paimagjinueshme dhe se autorët duhet të mbajnë pergjegjësi.


“Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen dhe gjymtimin e fëmijëve”, u shpreh ai.

Save the Children iu referua vërejtjeve të zëdhënësit të UNICEF-it, James Elder, i cili pasi u kthye nga Gaza, tha më 19 dhjetor se rreth 1000 fëmijë kishin humbur njërën ose të dyja këmbët që nga 7 tetori kur shpërtheu lufta. Lee tha se kishte parë mjekët dhe infermierët të mbingarkuar emocionalisht kur fëmijët dërgohen me plagë pas shpërthimeve ndërsa shtoi se shanset që fëmijët të humbin jetën nga këto shpërthime është më i madh në krahasim me të rriturit.

“Ndikimi i të parit të fëmijëve me kaq shumë dhimbje dhe mungesës së pajisjeve, ilaçeve për t’i trajtuar ose për të lehtësuar dhimbjen, është i tepërt edhe për profesionistët me përvojë .Fëmijët kanë gati shtatë herë më shumë gjasa të vdesin nga dëmtimet e shpërthimit sesa të rriturit pasi ata janë më të prekshëm dhe më të ndjeshëm ndaj lëndimeve. Kafka e tyre nuk është ende plotësisht e formuar dhe muskujt e tyre të pazhvilluar ofrojnë më pak mbrojtje, kështu që një shpërthim ka më shumë gjasa të copëtojë organet në barkun e tyre, edhe kur nuk ka dëme të dukshme”, tha Lee.

 

sulmet ne gaza zhduken tre femije ne prizren save the children

Sondazh

Poll