Bota

S'është parë ndonjëherë/ 35 makina përplasen rradhë në Kaliforni, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

Sipas mediave të huaja, përplasja vdekjeprurëse ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit në perëndim të Bakersfield.

8 Janar 2024, 10:34 Nga a.l
S'është parë ndonjëherë/ 35 makina përplasen
Aksident në SHBA

SHBA-  Një aksident zinxhir me 35 automjete ka ndodhur në Kalifoni, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 9 janë plagosur. Shkak besohet se ka qenë mjegulla e dendur. Sipas mediave të huaja, përplasja vdekjeprurëse ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit në perëndim të Bakersfield.

“Të gjithë filluan të bërtasin për ndihmë, ndërsa fëmijët e vegjël qanin”, ka rrëfyer një nga shoferët.

Sipas informacioneve, 2 persona humbën jetën në vendngjarje ndërsa 9 të tjerë u shtruan në spital me lëndime të lehta. Departamenti i Transportit i Kalifornisë tha se korsitë drejt jugut do të mbeten të mbyllura gjatë natës, ndërsa autoritetet të përcaktojnë  shkakun e përplasjes. 

aksident ne shba

Sondazh

Poll