Bota

Kabineti qeveritar kundër Netanyahu-t, tre ministra bojkotojnë mbledhjen

Ndonësë shumë i përfolur përshkak të konflikteve me Palestinën popullaritetii tij brenda apo jashtë Palestine ka rënë.

8 Janar 2024, 10:58 Nga N.F
Kabineti qeveritar kundër Netanyahu-t, tre ministra bojkotojnë
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Që pas nisjes së sulmeve në Rripin e Gazas kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka pasur një vëmendje të shtuar nga mediat ndërkombëtare. Ndonësë shumë i përfolur përshkak të konflikteve me Palestinën popullaritetii tij brenda apo jashtë Palestine ka rënë. Së fundmi mesa duket popullariteti nuk është i vetmi problem pasi edhe brenda kabinetit të tij qeveritar ka përçarje.

Tre ministra nga Partia e Unitetit Kombëtar të opozitës duke përfshirë kreun e partisë, Benny Gantz refuzuan të marrin pjesë në takimin javor të kabinetit të së dielës. Ky bojkot vjen pasi një seancë e kabinetit të sigurisë të nivelit të lartë që diskutoi për të ardhmen e Gazës u shndërrua në një “arenë” ditën e enjte, pasi ministrat e krahut të djathtë dhe zyrtarët ushtarakë u konfliktuan me tone të ashpra.

benjamin netanyahu izrael benny gantz lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll