Bota

Sulmet në Gaza, pas pjestarëve të familjes gazetarit të njohur i vritet edhe djali, humb jetën edhe kolegu i tij

Në fillim ai humbi gruan, një djalë, një vajzë dhe nipin e mitur ndërsa tani humbi edhe një tjetër djalë.

8 Janar 2024, 10:14 Nga N.F
Sulmet në Gaza, pas pjestarëve të familjes gazetarit të
Wael al-Dahdouh

PALESTINË- Pas sulmeve të radhës të regjistruara në Gaza gazetari i njohur palestinez, Wael al-Dahdouh ka humbur një tjetër pjestar të familjes. Në fillim ai humbi gruan, një djalë, një vajzë dhe nipin e mitur ndërsa tani humbi edhe një tjetër djalë. Sipas autoriteteve në Gaza, Hamza al-Dahdouh u vra në një sulm ajror izraelit.

Nga ky sulm humbën jetën dy gazetarë dhe u plagosën dy të tjerë. Gazetari Hamza al-Dahdouh po udhëtonte në makinë më 3 gazetarë të tjerë në momentin e sulmit. Ai së bashku me Mustafa Thuraya mbetën të vrarë ndersa dy të tjerë, Ahmed Al-Burash dhe Amer Abu Amr u plagosën. Wael al-Dahdouh tha se djali i tij punonte për Al Jazeera ndërsa dy gazetarët e plagosur punonin për Palestine Today.

“Asgjë nuk është më e vështirë se dhimbja e humbjes. Dhe kur e përjeton këtë dhimbje herë pas here, ajo bëhet më e vështirë dhe më e rëndë”, tha ëael al-Dahdouh për Al Jazeera pas vdekjes së djalit të tij. Uroj që gjaku i djalit tim Hamza të jetë i fundit nga gazetarët dhe i fundit nga njerëzit këtu në Gaza dhe kjo masakër të ndalet," u shpreh Wael al-Dahdouh.

 

sulmet ne gaza viktima wael al-dahdouh al jazeera

Sondazh

Poll